By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhet marrëveshja për industrinë kreative
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nënshkruhet marrëveshja për industrinë kreative
Shqipëri

Nënshkruhet marrëveshja për industrinë kreative

admin
Last updated: 26/04/2024 16:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze në Shqipëri nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit me ambasadoren e Francës në Shqipëri, tha se ajo do të sjellë një frymë dhe energji të re bashkëpunimi

“Një energji fantastike, e cila filloi me vizitën e Presidentit Macron, pastaj nga tetori në prill u bë një punë e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare dhe rikthimi i vizitës së kryeministrit Rama në Paris ishte gjithashtu një histori suksesi, që tani duhet zbërthyer në nivelet më të vogla. Ne në Tiranë jemi përgjegjës për disa prej aktiviteteve që kemi dakordësuar. Ne jemi përgjegjës për Kubin Francez, i cili do ta zhvillojë aktivitetin te Piramida e Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Jam entuziaste për faktin, që niveli i bashkëpunimit, i marrëdhënieve mes Francës dhe Shqipërisë është tejet i shkëlqyer, është gjallëruar, forcuar, pasqyruar përmes vizitës së dyfishtë që Presidenti Macron zhvilloi në vjeshtën e kaluar dhe së fundmi vizita e kryeministrit, Edi Rama në Paris, së cilës ne kërkuam t’i jepnim të gjithë dimensionin e saj konkret, përmes bashkëpunimeve direkte mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Parisit”, tha ambasadorja e Francës.

Kryebashkiaku vuri theksin tek bashkëpunimi me ambasadën franceze për konkretizimin edhe të dy iniciativave të tjera.

“Më vjen mirë që tani institucionalizojmë këtë bashkëpunim me Francën, me shpresë do kemi një ditë filma të denjë, jo vetëm që të marrin pjesë, por edhe të fitojnë në Kanë. “Micro-folie” ishte një eksperiment i suksesshëm. La Villette, kompania ose agjencia publike që e ka këtë koncept, “Micro-folie”-në, pas këtij eksperimenti do përfshihet për ta pasur në mënyrë permanente këtë për fëmijët tek Piramida”.

Teksa vlerësoi raportin special mes Tiranës dhe Parisit, Veliaj tha se në fillim të muajit Maj do të ketë një takim me kryebashkiaken e Parisit për të fuqizuar edhe më tej urat e bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hodhën molotov
Next Article Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?