By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protestuan punonjësit e Postës së Maqedonisë, më 7 qershor do të nisin grevë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Protestuan punonjësit e Postës së Maqedonisë, më 7 qershor do të nisin grevë
Maqedoni

Protestuan punonjësit e Postës së Maqedonisë, më 7 qershor do të nisin grevë

admin
Last updated: 22/05/2024 16:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – Punonjësit në të gjitha filialet të Postës së Maqedonisë organizuan sot protestë për të shprehur revoltën dhe shqetësimin e tyre për të ardhmen e kompanisë dhe për ruajtjen e vendeve të tyre të punës, sepse për një periudhë të gjatë është duke u përballur me krizë të madhe financiare dhe me një organizim të keq të operimit dhe me këtë është sjellë në një kaos të madh dhe në fund të ekzistencës, theksoi në konferencë për shtyp Boro Veligdenov, kryetar i organizatave sindikale të Postës së Maqedonisë.

“Nuk e dimë se kur do të paguhemi, sepse nuk kemi burime të mjaftueshme financiare dhe as ekipi drejtues nuk ka përgjigje për këtë pyetje, sepse prisnin një lloj fluksi. Posta e Maqedonisë është sjellë në gjendje shkatërrimi, mbijetesa e saj është në pikëpyetje të madhe dhe kërkojmë një takim urgjent me qeverinë e re për zgjidhjen e situatës”.

“Ajo që ne kemi kërkuar prej vitesh është që të fillojmë menjëherë dhe pa vonesë reformat e reja dhe riorganizim të përgjithshëm. Procedura për sistematizimin e vendeve të reja të punës është themeli dhe baza për stabilizimin dhe funksionimin e mëtejshëm të ndërmarrjes. Qeveria duhet të mbrojë interesin e Postës së Maqedonisë, sepse 2000 punëtorë do të mbeten në rrugë dhe ne do të jemi shembulli i vetëm në botë që një postë shtetërore nuk funksionon, gjegjësisht nuk ekziston”, theksoi Veligdenov.

Përfaqësuesit sindikalë në Postën e Maqedonisë kërkuan reforma në kompanitë që të fillojnë sa më shpejtë, me ndërmarrje të masave më serioze për stabilizim të gjendjeve.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Thiago Motta ka pranuar të drejtojë Juventusin, detajet e marrëveshjes
Next Article

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?