By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”: Janë shmangur konsultimet publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”: Janë shmangur konsultimet publike
Shqipëri

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”: Janë shmangur konsultimet publike

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 12:51
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Një grup qytetarësh, pjesë e protestës kundër investimit të planifikuar në zonën e Zvërnecit dorëzuan sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, librin “The Albanian Files”.

Sipas tyre, libri është “përmbledhje e krimeve të kryera nga kryeministri Edi Rama”.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi para SPAK se libri “The Albanian Files”, përmban 523 projekte, të cilat sipas saj janë të ndërtuara, në proces ndërtimi ose të planifikuara për t’u realizuar.

Vatnikaj tha se dokumenti tregon shmangien e konsultimeve dhe shtoi se ndryshimi i Ligjit 21/24 për zonat e mbrojtura është miratuar në lidhje me projekte që ishin parashikuar më herët.

“Në këtë libër gjenden 523 projekte, disa të ndërtuara, disa në ndërtim e sipër dhe disa të tjera në plan për t’u ndërtuar. Në këtë libër del qartë se kryeministri Edi Rama ka shmangur konsultimin. Në këtë libër del qartë se ligji 21/24 është një ligj i miratuar për shkak të projekteve të ndryshme që gjenden në këtë libër vite më parë se të ndryshohej ligji”, u shpreh Vatnikaj për gazetarët.

“Ne jemi këtu për t’i dhënë SPAK se ka mbështetjen tonë për veprimet e deritanishme. Ne nuk jemi për drejtësi popullore, por ne kërkojmë një shtet të së drejtës ku kryeministri të trajtohet dhe hetohet si të gjithë qytetarët”, tha ajo.

You Might Also Like

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës

Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Kënaqësi ta mirëpres Rudina Aliun, me medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror i Karatesë
Next Article Zhupa: Rikthimi i mandatit të këshilltares së PD rivendosi përfaqësimin e opozitës në këshillin bashkiak të Sarandës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?