Shkup, 25 shtator, argument.mk/ – Prokuroria Themelore Publike Strugë ka ngritur Aktpadi kundër gjashtë personave për vepra penale – Dëmtim ose shkatërrim i të miravemateriale nën mbrojtjen e përkohshme ose trashëgimi kulturore të nenit 264 të Kodit Penal.
Siç njoftojnë nga PTHP-ja, i pandehuri i parë, drejtues i një firmë ndërtimore nga Veleshta, si ivestitorë dhe realizues i punimeve për shembjen e objektit, ka qenë i detyruar me vendim të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të hartojë projekt ideor në mënyrë të rreptë të vërtetuar sa i përket shembjes, duke pasur parasysh se ky objekt ka qenë shumë afër dhe ndante një mur ndarës dhe një strukturë çatie me shtëpinë e vjetër të mbrojtur në Strugë të Vllado Maleskit.
Inxhinieri dhe arkitekti i nëdrtimit nga Sektori për urbanizëm pranë Komunës së Strugës akuzohen se e kanë hartuar dhe miratuar lejen e ndërtimit, pa u deponuar projelkti ideor për shembjen e objektit paraprak të parcelkës, me çka e kanë ndihmuar të pandehurin e parë ta kryejë veprën penale.
Në aktakuzë përfshihet edhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Strugës, i cili dha miratimin me të cilin, në kundërshtim me Vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i lejoi të pandehurit të parë, përveç katit përdhes dhe katit të parë, të ndërtojë edhe një bodrum në ndërtesë.
Veprimet e të pandehurve, më 15.10.2025, në rrugën “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, u dëmtua një shtëpi e vjetër strugane e shpallur trashëgimi kulturore e rëndësishme.

