By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pushimet verore, Shqipëria dhe Turqia destinacionet e preferuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Pushimet verore, Shqipëria dhe Turqia destinacionet e preferuara
EkonomiMaqedoni

Pushimet verore, Shqipëria dhe Turqia destinacionet e preferuara

admin
Last updated: 03/08/2024 20:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 gusht – “Edhe pse pushimet verore kanë filluar, agjencitë turistike thonë se numri i pushuesve të interesuar nuk është sipas pritshmërive. Ata presin që në muajin gusht do të jetë me fluks më të madh. Për disa qytetarë pushim veror nuk do të ketë për shkak të gjendjes së dobët financiare, kurse për disa të tjerë çmimet nuk janë problem, kështu që ata shqyrtojnë çmimet dhe ofertat që i japin agjencitë turistike.”

Si destinacione të preferuara shquhen Shqipëria dhe Turqia, kurse Egjipti sivjet ka më pak interesim për t’u vizituar, thonë agjencitë.

“Po ka interesim, po më shumë interesim kanë për Turqinë dhe Shqipërinë, shtetet tjera pushime tjera nuk ka shumë, sivjet është më pakë. Shumë më shumë më të interesuar ka pasur vjet se sa sivjet, sivjet Shqipërinë e kanë më me interes, vjet ka qenë Egjipti, sivjet nuk e kemi Egjiptin fare. Muajin gusht presim të kemi më shumë, tani që vijnë edhe gurbetçarët poashtu, interesi do të jetë edhe më i madh. Çmimet janë shumë të mëdha, i kanë hypur çmimet tepër, gjithashtu edhe Shqipëria i ka çmimet shumë të larta, por prapë shqiptarët shkojnë më shumë atje”. – tha Ëndërrim Hasani, nga Agjencia turistike “Ita”.

Edhe pse interesim kanë për t’i bërë pushimet, qytetarët i shqyrtojnë ofertat dhe janë në hamendje se a iu premton xhepi një luks të tillë në një destinacion të preferuar.

“Nuk kemi shkuar ende, planifikojmë të shkojmë në Shëngjin më 5 gusht. Mendoj se sivjet siç po shohim dhe po lexojmë çmimet janë shumë më të larta në krahasim me vitet e kaluara. Mesa jam informuar Shëngjini i ka çmimet më normale. Nuk mundet njeriu t’i kalojë 7 ditë, por 4 apo 5 ditë po.”

“Nuk kam shkuar, planifikoj të shkoj në mal në shtëpizën time që kam atje. Në det nuk do të shkoj këtë vit për shkak të gjendjes së dobët financiare.”

“Sivjet akoma nuk kemi shkuar, po planifikoj të shkoj në det apo në mal diku. Çmimet ishin marramendëse, por mendoj se tani sadopak janë normalizuar muajt e fundit. Mendoj se do të jenë në nivelin e normalitetit ofertat turistike dhe çmimet.”

“Po, do të shkojmë në Shqipëri, por nuk e di sigurt.”

“Jo, sivjet nuk kemi qenë se janë rritur tepër çmimet. Shkojmë nëpër pishina.”

“Ne jemi momentalisht në pushim, kemi ardhur nga Italia. Çmimet nuk janë aq të larta në Itali sa këtu. Këtu janë edhe më të larta se në Europë.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

U përfol për çmime të larta në vendet bregdetare dhe kjo ka bërë që sivjet interesimi i pushuesve të bjerë ndjeshëm, por gjithsesi vala e të nxehtit që mbretëron në vendin tonë e bën të pamundur që qyetarët të mos mendojnë të ikin nga vendi qoftë edhe për një pushim njëditorë apo fundjavë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Oda e zejtarëve: Kërkojmë që të punohet edhe gjatë të dielave
Next Article Një kinez arrestohet pranë rezidencës së Trump: Kam prova për atentatin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?