By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qendra Tregtare e Qytetit (GTC) në Shkup e mbylli vitin 2025 me humbje prej 300 mijë eurosh, mbi 2 milionë euro u shpenzuan për paga
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qendra Tregtare e Qytetit (GTC) në Shkup e mbylli vitin 2025 me humbje prej 300 mijë eurosh, mbi 2 milionë euro u shpenzuan për paga
Maqedoni

Qendra Tregtare e Qytetit (GTC) në Shkup e mbylli vitin 2025 me humbje prej 300 mijë eurosh, mbi 2 milionë euro u shpenzuan për paga

admin
Last updated: 29/06/2026 11:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 qershor Zhurnal.mk – Qendra Tregtare e Qytetit (GTC) në Shkup e ka mbyllur vitin 2025 me humbje prej rreth 300 mijë eurosh, pavarësisht rritjes së të hyrave. Kjo u bë e ditur në raportin vjetor të punës, i cili u miratua nga Kuvendi i Aksionarëve.

Sipas raportit, të hyrat totale gjatë vitit 2025 arritën në 268,9 milionë denarë, ndërsa shpenzimet në 287,3 milionë denarë, duke rezultuar me një humbje prej 18,28 milionë denarësh (rreth 300 mijë euro). Megjithatë, kjo humbje është rreth 100 mijë euro më e ulët krahasuar me vitin 2024.

Menaxhmenti i GTC-së vlerëson se arkëtimi i vështirësuar i borxheve ka ndikuar negativisht në likuiditetin e ndërmarrjes, duke kufizuar investimet vetëm në mirëmbajtjen bazë, rikonstruksionin e instalimeve të amortizuara dhe punime të vogla rinovuese. Gjithashtu, theksohet se për një pjesë të lokaleve afariste nuk ka interesim për qira për shkak të lokacioneve më pak atraktive.

Raporti tregon se të hyrat nga qiraja e lokaleve, magazinave dhe tarracave janë rritur për 8 për qind, ndërsa të hyrat nga parkingu janë rritur për 26 për qind dhe kanë arritur në 42 milionë denarë (rreth 700 mijë euro). Ndërkohë, të hyrat nga reklamat janë rritur me 2 për qind.

Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve ka shkuar për pagat e të punësuarve. Gjatë vitit 2025 janë paguar 120,6 milionë denarë (rreth 2 milionë euro) për paga dhe kontribute, që përbëjnë afro 42 për qind të shpenzimeve totale të ndërmarrjes.

Shpenzimet për energji elektrike kanë arritur në 77 milionë denarë, ose 27 për qind të shpenzimeve të përgjithshme, ndërsa për kompensimet e Bordit Drejtues janë shpenzuar afro 16 mijë euro.

Në raport thuhet gjithashtu se GTC vazhdon të përballet me probleme të trashëguara, përfshirë konteste gjyqësore, çështje të pazgjidhura pronësore, kërkesa për korrigjim të sipërfaqeve, si dhe borxhe të papaguara nga kompani që kanë përfunduar në falimentim ose likuidim.

https://fokus.mk/gtts-rabotel-so-zaguba-od-300-000-evra-za-2025-potroshil-2-milioni-evra-za-plati/

You Might Also Like

Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve

Komuna e Çairit do ta përkujtojë figurën dhe veprën e këngëtarit të ndjerë Vlado Janevskit

Editorial / Ribalanci i buxhetit më shumë shpenzues se sa zhvillimor!

Snopçe: MPB-ja e demantoi VLEN-in: Letërnjoftimi s’mund të përdoret për identifikimin e përkatësisë etnike

Grant prej 2 milionë dollarësh për dokumentacion dhe trajnim për shfrytëzimin e ujërave të Zletovicës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mandati i Stoilkoviqit drejt fundit, Ministria pritet t’i kalojë VLEN-it
Next Article Zhernovski drejtuar Mucunskit: Nëse pranoni sot se nuk ka “popull dhe gjuhë maqedonase të veriut”, a do t’u kërkoni falje qytetarëve?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selvija me dedikim prekës: Shpat, unë e Roeli kemi shumë nevojë për ty
Showbizz
Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve
Maqedoni
Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon
Sport
Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Man Cityt
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?