By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mandati i Stoilkoviqit drejt fundit, Ministria pritet t’i kalojë VLEN-it
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mandati i Stoilkoviqit drejt fundit, Ministria pritet t’i kalojë VLEN-it
Maqedoni

Mandati i Stoilkoviqit drejt fundit, Ministria pritet t’i kalojë VLEN-it

admin
Last updated: 29/06/2026 11:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 qershor Zhurnal.mk – Në prag të rikonstruktimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq pritet të largohet nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, duke i dhënë fund mandatit të tij në këtë dikaster.

Sipas informacioneve të publikuara nga Agjencia e Lajmeve INA, ministria që ai drejtoi pritet t’i kalojë një kuadri të koalicionit VLEN në kuadër të ndryshimeve qeveritare.

Pak para largimit, Stoilkoviq publikoi një raport mbi punën e tij, ku vlerësoi se gjatë mandatit kishte ulur shpenzimet, kishte racionalizuar funksionimin e ministrisë dhe i kishte dhënë fund praktikës së, siç e quajti ai, “pagave pa punë”.

Megjithatë, mandati i tij u shoqërua me kritika të vazhdueshme nga partitë politike shqiptare, të cilat e akuzuan për largimin e punonjësve shqiptarë nga ministria, trajtim diskriminues dhe shkelje të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Stoilkoviq u kritikua edhe për qëndrimet e tij publike, të cilat shpesh u cilësuan si të afërta me politikat zyrtare të Serbisë, si dhe për deklaratat e tij lidhur me çështje rajonale, të cilat shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike të vendit.

Me rikonstruktimin e paralajmëruar të Qeverisë, Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive pritet të drejtohet nga një përfaqësues i koalicionit VLEN, duke mbyllur kështu mandatin e një prej ministrave më të kontestuar në raport me partitë dhe opinionin shqiptar.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për shkak të një aksidenti, ndërpritet qarkullimi në autostradën Kumanovë – Veles për në Aeroportin e Shkupit
Next Article Qendra Tregtare e Qytetit (GTC) në Shkup e mbylli vitin 2025 me humbje prej 300 mijë eurosh, mbi 2 milionë euro u shpenzuan për paga
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?