By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria e ka pranuar propozim-tekstin për hekurudhën e Korridorit 8 të propozuar nga Bullgaria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria e ka pranuar propozim-tekstin për hekurudhën e Korridorit 8 të propozuar nga Bullgaria
Maqedoni

Qeveria e ka pranuar propozim-tekstin për hekurudhën e Korridorit 8 të propozuar nga Bullgaria

admin
Last updated: 28/01/2025 16:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 janar – Qeveria në seancën e sotme e ka pranuar propozim-tekstin e Marrëveshjes për përgatitjen, ndërtimin dhe eksploatimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, të dorëzuar nga Republika e Bullgarisë.

Siç kumtoi Ministria e Transportit, në periudhën e ardhshme propozimin do ta shqyrtojë grupi i punës, për formimin e të cilit është miratuar vendim dhe në të cilin do të jenë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministrat e Financave dhe të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe Timço Mucunski dhe drejtori i NP HRMV Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski.

Ministria e Transportit në kumtesë thekson se “Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve evropiane të transportit, përfshirë Korridorin 8”.

“Në këtë drejtim, ndërtimi i Korridorit 8 është një projekt strategjik të cilit po i kushtohet vëmendje e madhe dhe po ndërmerren aktivitete në kuadër të prioriteteve për përfundimin e tij. Qëllimi i Qeverisë, përmes Ministrisë së Transportit, është vazhdimi i ndërtimit të pjesës lindore të korridorit hekurudhor 8 dhe i njëjti të lidhet me Republikën e Bullgarisë. Por ne do të theksojmë sërish qëndrimet e qeverisë: që hekurudha të jetë funksionale dhe që korridori 8 të ketë kuptim dhe të plotësojë nevojat për të cilat synohet, duhet të ketë një projekt të përbashkët për tunelin me Bullgarinë dhe ndërtimi të bëhet bashkërisht në vazhdimësi të të gjitha zgjidhjeve të tunelit”, informoi Ministria e Transportit.

Ai gjithashtu thekson se është e nevojshme “nga ana bullgare të përfundojë linja hekurudhore që mungon deri në pikën kufitare, si dhe të modernizohet linja hekurudhore nga Gjuesheva deri në Sofje”.

“Maqedonia nga ana e saj do të rishikojë çmimin e kostos. Përmirësimi i lidhjes brenda Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së është një faktor kyç për integrimin e mëtejshëm që do të sjellë përfitime për ekonomitë dhe qytetarët e rajonit”; theksohet në kumtesën.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB: Një trup i pajetë është nxjerrë nga lumi Vardar
Next Article Një Delegacion i Komisionit për punë të jashtme të Asamblesë së Madhe kombëtare të Turqisë për vizitë në Parlament

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?