By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet
Maqedoni

Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet

admin
Last updated: 27/10/2026 18:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor argument.mk/ – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendim për formimin e Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, me qëllim përmirësimin e sigurisë së punonjësve të mediave, parandalimin e kërcënimeve dhe krijimin e kushteve për ushtrimin e lirë dhe profesional të gazetarisë.

Komiteti i ri do të ketë për detyrë të monitorojë sigurinë e gazetarëve, të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe komunitetit mediatik, si dhe të përgatisë Planin Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve.

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, njoftoi se plani duhet të hartohet më së voni deri më 15 dhjetor 2026, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet ndërkombëtare.

Plani do të përqendrohet në katër fusha kryesore: parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen efektive të autorëve të veprave penale dhe edukimin.

Parashikohen mekanizma për reagim të shpejtë, mbështetje policore dhe juridike, mbrojtje nga kërcënimet në hapësirën digjitale dhe hetime më efikase të sulmeve ndaj gazetarëve.

Në Komitet do të përfshihen përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Transformimit Digjital, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Komiteti do të kontribuojë gjithashtu në zbatimin e fushatës së Këshillit të Evropës “Gazetarët kanë rëndësi”.

“Ju keni të drejtë të parashtroni pyetje, ndërsa ne kemi detyrim të përgjigjemi. Ju keni të drejtë ta vini në pikëpyetje punën e institucioneve, ndërsa ne kemi detyrim ta arsyetojmë atë”, deklaroi Miteva.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë
Next Article Ish-kryetari i komunës së Lozovës, Aleksandar Velkovski do të kërkojë mbështetje për kryetar të LSDM
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?