By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarët presin planin për dalje nga kaosi me transportin publik dhe mbeturinat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qytetarët presin planin për dalje nga kaosi me transportin publik dhe mbeturinat
Maqedoni

Qytetarët presin planin për dalje nga kaosi me transportin publik dhe mbeturinat

admin
Last updated: 28/08/2024 18:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Këshilli i Qytetit të Shkupit nesër do të vendos për fatin e banorëve të kryeqytetit të cilët tanimë një kohë të gjatë po përballen me kaos të transportit publik dhe mbeturinat që kanë mbuluar Shkupin. E përderisa pritet zgjidhje e situatës, presin edhe qytetarët për autobusë, ndërsa sot edhe me orare të reduktuar shkaku i festës.

“Pritje sa të duash, çdo ditë. Katër orë prita pardje, nga ora 8:00. Nëse ke fat ndonjëherë do të gjesh ndërsa nëse nuk ke fat do të presësh. Domethënë autobus pritet me fat. Po, thënë në mënyrë komunistë me fat, dhe kështu vazhdon përralla”, tha një qytetar.

Ndërsa në tregimin e pritjes së autobusëve se kush ka fat, përveç këtij çifti takuam edhe shumë qytetarë tjerë duke pritur fatin që të gjejnë një vend në autobusët e NQP-së.

“Rëndë është, një orë duhet pritur që të vije autobusi, dhe nëse vjen e nëse jo atëherë dy orë do presësh. Të rrallë janë, 61-shi i rrallë është”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Jo të pritët por pritet jashtë normales, sidomos për moshën tonë kjo s’është normale. Nëntëmbëdhjetën e pres saktë 40 minuta dhe vetëm një është, një shkon lartë dhe tjetra kthehet poshtë, kjo nuk është normalë”, theksoi një qytetar.

“E vështirë të pritet në këtë të nxehtë por kur nuk ka e kemi patjetër, edhe nëse nuk dëshiron do të presësh. Por edhe varet ku dhe kur, 57 shkuan dy njëra pas tjetrës ndërsa këto që janë në çdo orë për lagjet jashtë qytetit do të duhet të presim, por në këtë nxehtë nuk ka jo”, deklaroi një qytetare.

Për rikthimin efikas të qarkullimit publik në kryeqytet do të duhet rinovimi dhe kthimi në rrugë i të paktën 30 autobusëve urban, ndërsa për pastrimin e Shkupit nga mbeturinat, të paktën 120 punëtorë sezonal në higjienën komunale. Këto dy propozime ishin pjesë e planit të ashtuquajtur për dalje nga kriza i cili pritet të votohet nesër nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Disa ditë më parë këshilltaret e qytetit të Shkupit, edhe të LSDM-së por edhe të VMRO-DPMNE-së thanë se do ta votojnë planin për dalje nga kriza.

Ndërkohë edhe kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së që të votojnë planin e propozuar nga kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, për dalje nga kriza. Nëse ndodhë që të kemi ngërç përsëri dhe plani të mos kalojë në këshill, atëherë kaosi i vërtetë do të filloje më dy shtator kur edhe fillon viti i ri shkollor.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Situata me zjarret në vend sërish alarmante
Next Article Incidenti në Strumicë me tifozët, shkas për përplasje politike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?