By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Situata me zjarret në vend sërish alarmante
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Situata me zjarret në vend sërish alarmante
Maqedoni

Situata me zjarret në vend sërish alarmante

admin
Last updated: 28/08/2024 18:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Rikthehen zjarret në të hapur në të gjithë territorin e vendit. Zjarr u regjistrua edhe në Shkup në rajonin e Kisella Vodës në afërsi të stacionit të vjetër hekurudhor.

“Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa zjarrfikësit janë në terren dhe po punojnë në shuarjen e tij. Zjarri rrezikon të përfshijë edhe disa shtëpi, ndërsa qytetarët me vetë iniciativë janë përfshirë në shuarjen e zjarrit”, deklaroi Linda Ebibi, gazetare.

Dy ekipe të zjarrfikësve kishin arritur në vendin e ngjarjes.

Banorët që jetonin aty afër, nuk deshën të flasin para kamerës, por për Alsat thanë se në këtë vend për vite me radhë ndodhë e njëjta situatë, dhe nuk ndërmerret asnjë masë për parandalim.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se gjatë ditës ka pasur disa zjarre të reja aktive në Komunën e Llozovës dhe Vrapçishtit. Ndërsa, zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarreve aktive edhe në 5 lokacione të tjera.

“Kemi lajmërim edhe për dy zjarre, në numrin 112 është paraqitur për një zjarr në fshatin Durfullija në komunën e Llozovës. Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles ka njoftuar se zjarrfikësit, njësia territoriale kundër zjarrit në Sveti Nikollë tani më është informuar dhe janë në terren. Zjarri i dytë është në fshatin Senokos në komunën e Vrapçishtës dhe sipas njoftimeve është duke u djegur barë i thatë dhe pyll”, u shpreh Ilija Bojarovski, Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Zjarre aktive ka edhe në komunën e Çashkës, Studeniçan, Shtip, Dibër, ku kryesisht digjet pyll i përzier, barë i thatë, dhe vegjetacion i ulët, ndërsa nën kontroll janë vënë zjarret në komunën e Ohrit, përkatësisht në malin Galiçica, në komunën e Zhelinës dhe komunën e Novo Sellës. Vetëm në muajin korrik ka pasur 765 zjarre, ndërsa në muajin gusht deri më sot ka pasur mbi 800 zjarre. Kohëve të fundit policia ka ndaluar edhe persona, për shkak të shkaktimit të zjarreve me vetëdije, së fundmi policia ka ndalur një person nga Veleshta, pasi në fshatin e tij ka shkaktuar zjarr.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria aktuale është shumë i madh
Next Article Qytetarët presin planin për dalje nga kaosi me transportin publik dhe mbeturinat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?