By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Radishan, motoçiklisti 19-vjeçar humbi jetën, arrestohet 46-vjeçari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Radishan, motoçiklisti 19-vjeçar humbi jetën, arrestohet 46-vjeçari
Kronika

Radishan, motoçiklisti 19-vjeçar humbi jetën, arrestohet 46-vjeçari

admin
Last updated: 08/08/2026 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 gusht Zhurnal.mk – Një person është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kontribuar në shkaktimin e aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi një ditë më parë në Radishan të Shkupit, ku humbi jetën motoçiklisti 19-vjeçar, ndërsa një person tjetër mbeti i lënduar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për 46-vjeçarin me inicialet S.O. nga fshati Haraçinë, i cili drejtonte një automjet “Seat Altea” me targa të Shkupit.

Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes, si dhe pas sigurimit të pamjeve filmike, policia ka konstatuar se automjeti i tij ka kontribuar në shkaktimin e aksidentit, edhe pse nuk ka pasur kontakt fizik me automjetet e tjera të përfshira. Pas aksidentit, drejtuesi i “Seat Altea”-s është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë personave të lënduar.

Gjatë ekspertizës në vendit e ngjarjes, pas masave të ndërmarra dhe sigurimit të pamjeve filmike, policia ka konstatuar se në shkaktimin e aksidentit, edhe pse pa kontakt fizik, ka marrë pjesë edhe një automjet “Seat Altea” me targa të Shkupit. Pas aksidentit, drejtuesi i këtij automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë personave të lënduar. Pas masave të mëtejshme të ndërmarra nga policia, rreth orës 19:40 në fshatin Haraçinë të Shkupit është gjetur automjeti, si dhe drejtuesi i tij S.O. (46) nga Haraçina. Ai është privuar nga liria, është shoqëruar në stacion policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. – MPB

Në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi dje në rrugën e Radishanit në Shkup, humbi jetën motoçiklisti N.M. 19 vjeçar ndërsa S.B 47 vjeçar, drejtuesi i automjetit Alfa Romeo me targa italiane, me qëndrim të përkohshëm në Shkup ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, 19-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit si pasojë e plagëve të marra. Vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

You Might Also Like

Të shtëna me armë automatike në Tetovë, plumbat godasin shtëpinë dhe veturën e një 48-vjeçari

Të shtëna me armë në Saraj, qëllohet një automjet me dy persona brenda

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar

Në Shkup një i panjohur I ndihmoi të nxjerrë para nga bankomati, pastaj e grabiti

Arrestohen me kokainë, sulmojnë edhe policin gjatë ndërhyrjes

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 240 raste të Nilit Perëndimor në Evropë, Maqedonia është ndër vendet me më shumë raste
Next Article Vala e të nxehtit dhe rreziku nga temperturat e larta, shenjat që nuk duhen neglizhuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?