By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Ambicia jonë, paga mesatare e mësuesve përtej 1 mijë eurove
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Ambicia jonë, paga mesatare e mësuesve përtej 1 mijë eurove
Shqipëri

Rama: Ambicia jonë, paga mesatare e mësuesve përtej 1 mijë eurove

admin
Last updated: 07/03/2025 16:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje politikat mbështetëse në arsim, ndërsa u shpreh sot se “ambicia jonë është për ta çuar pagën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove”.

Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut të vyer në arsimin shqiptar me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Ndërsa u ndal te ndryshimet që kanë ndodhur në sistemin arsimor, Rama theksoi se “kemi arritur tri gjëra shumë të rëndësishme që ishin kthyer në një problem shumë të madh për gjithë komunitetin e mësuesve.

Rama theksoi se autoriteti i mësuesit ishte një autoritet i nëpërkëmbur sa s’ka më keq, për shkak të pasigurisë së plotë të vendit të punës.

Po ashtu, sipas tij, “meritokracia në përzgjedhjen e mësuesve dhe në promovimin e mëtejshëm të tyre në karrierë ishte faktikisht e nëpërkëmbur si s’ka më keq”.

Shpërblimi i mësuesve, sipas Kryeministrit, ishte jashtëzakonisht i pamjaftueshëm në kushtet kur sfida e të qenit mësues bëhet gjithmonë e më e vështirë.

“Sot kemi në të trija këto drejtime një situatë të përmbysur për mirë. Të gjithë mësuesit janë plotësisht të lirë të kenë çfarëdolloj opinioni politik që duan. Janë plotësisht të sigurt në vendin e tyre të punës dhe patjetër që janë edhe plotësisht të respektuar për kontributin e përditshëm që japin”, tha Rama.

Të gjithë ata që përfshihen në këtë komunitet njerëzish kaq të rëndësishëm për popullin, sipas tij, “tani hyjnë jo më nga dyert e pasme të gjithfarë lidhjeve, por hyjnë nga një derë e vetme që është dera e meritokracisë, përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’”.

Rama theksoi se portali “Mësues për Shqipërinë” prej vitesh tanimë është ligj dhe jo thjesht një nismë për të lehtësuar proceset e rekrutimit për ata që kanë meritat dhe nuk kishin lidhjet e duhura.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Duke u ndalur te rritja e ndjeshme e pagave për mësuesit, Rama siguroi se se “do të rikthehemi përsëri te politika e rritjes së pagave”.

“Ta ngrejë dorën kush ka menduar se në vitin 2024 paga mesatare do të ishte 950 euro. Fakt shumë domethënës i fuqizimit të vendit tonë ekonomikisht por edhe i vullnetit për të fuqizuar mësuesit dhe buxhetet e tyre familjare. Patjetër që është një pagë shumë dinjitoze por nuk diskutohet që nuk është absolutisht fundi, por është një stacion në një rrugë ku ne përsëri do të rikthehemi tek pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre që i shërbejnë kësaj Republike. Ambicia jonë është për ta çuar pagën mesatare të mësuesve përtej 1 mijë eurove”, theksoi Rama.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mbyllja e TikTok, Berisha: Të bojkotohet mësimi të hënën
Next Article Votimi nga jashtë, Celibashi: Të refuzuarit mund të ankohen në Gjykatën e Tiranës brenda 11 prillit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?