By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Epokë e re për industrinë dhe prodhimin ushtarak, partneritet me një aleat të shkëlqyer
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Epokë e re për industrinë dhe prodhimin ushtarak, partneritet me një aleat të shkëlqyer
Shqipëri

Rama: Epokë e re për industrinë dhe prodhimin ushtarak, partneritet me një aleat të shkëlqyer

admin
Last updated: 15/05/2025 15:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka hyrë në një epokë të re sa i përket zhvillimit industrial dhe prodhimit ushtarak, falë partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimit me aleatë me dije të avancuara.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Rama theksoi se qeveria shqiptare ndodhet në një fazë të re të orientuar drejt ngritjes së industrisë së mbrojtjes dhe teknologjisë së prodhimit.

“Jemi në një moment të rëndësishëm, ku po ndërtojmë një partneritet me një aleat të shkëlqyer, i cili ka dije të jashtëzakonshme dhe kapacitete teknologjike shumë të pasura. Ky bashkëpunim synon të nisë me prodhimin e automjeteve që do t’i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta, dhe më pas të zgjerohet sa më shumë që të jetë e mundur”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se ky zhvillim përfaqëson një hap të madh përpara për industrinë shqiptare dhe një moment krenarie për vendin.

Duke iu referuar qëndrimeve të autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama tha se është e rëndësishme të jemi të drejtë në vlerësimet tona dhe se, ndonëse në të kaluarën ka pasur qëndrime të caktuara nga individë të veçantë, asnjë kryeministër britanik nuk ka ofenduar popullin shqiptar.

“Duhet të jemi të drejtë. Nuk është se ka qenë ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo ka treguar me gisht shqiptarët. Individ të tjerë, disa individ të tjerë. Megjithatë ky nuk është justifikim, sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë dhe në fakt mallkimi nuk ishte shumë i mirë, sepse mallkimi iu kthye dhe tashmë janë jashtë parlamentit. Nuk ka nevojë për më shumë se kaq”, deklaroi Rama.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taskforca dypalëshe, Starmer: Ulje dramatike e shifrave të emigracionit të paligjshëm me gati 94%
Next Article Begaj, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?