By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Kryepeshkopi Anastas ringriti Kishën Autoqefale të Shqipërisë, mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë me Greqinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Kryepeshkopi Anastas ringriti Kishën Autoqefale të Shqipërisë, mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë me Greqinë
Shqipëri

Rama: Kryepeshkopi Anastas ringriti Kishën Autoqefale të Shqipërisë, mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë me Greqinë

admin
Last updated: 30/01/2025 15:42
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot Kryepeshkopin Anastas Janullatos një zdrukthëtar këmbëngulës në ringritjen e ngrehinës së shkrumbuar  të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Në shërbesën e përcjelljes për në jetën e amëshuar të Kryepeshkopit, Anastas Janullatos, Kryeministri Rama mbajti një fjalë në nderim të figurës dhe kontributit të tij prej disa dekadash në Shqipëri.

Kryeministri u ndal te roli i Kryepeshkopit Anastas në ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare si dhe në marrëdhëniet fqinjësisë mes Shqipërisë e Greqisë.

“Si një hierark i një bashkësie shoqërore historike me ndikim të madh në mozaikun kombëtar shqiptar, personi i Kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij në krye të kishës e të grigjës janë qëmtuar, janë admiruar, janë bekuar, janë qortuar e deri edhe janë anatemuar”, u shpreh Rama.

Rama tha se “pasionet më kontradiktore janë shfaqur në mexhelisin tonë kur ka ardhur puna te veprimtaria publike dhe qytetare e njeriut, i cili deshi apo s’deshi mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë të ringjallur në të njëjtën kohë me ringjalljen e kishës”.

“Por edhe kjo më së paku dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi gjithnjë e më e rrallë në një kohë e në një botë ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkunden nga fryn era dhe ku gjithmonë e më pak mundësi i lihet shpirtit të shenjtë të fryjë nga të dojë, siç shkruhet tek ‘Gjeneza’”, tha Rama.

“Kryeministri ma tha se askush nuk e vë dot në dyshim autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit Anastas”, tha Rama.

“Por përtej atyre zjarreve të ndezur si rrufe në qiell të pastër andej dhe këtej kufirit të rihapur pas gjysmë shekulli heshtje mortore dhe të shuara më pas si një hall në oborrin e përbashkët dhe përtej paragjykimeve dhe dyshimeve kronike të lagjes sonë ballkanike askush dhe asnjëherë nuk e vë dot në dyshim autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit për grigjën që e gjeti të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë 33 vite më parë dhe që e bashkoi me përkushtim dhe durim të madh”, vuri në dukje Rama.

“Nuk kam për qëllim të bëjë as nekrologjinë dhe as teologjinë e këtij prelati të cilin për hirin e pamohueshëm të së vërtetës gjithë çfarë mban rruzulli me njerëz të nderuar të fesë, me intelektualë të angazhuar për paqen dhe përmes dialogut ndërfetar, në artizanë të komunikimit mes kulteve dhe kulturave dhe deri te çdo kryetar shteti dhe qeverie që e njohu, ja patën shumë zili Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, tha Rama.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kryeministri theksoi se prania në këtë ceremoni e Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe delegacionit që e shoqëron jep mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

“Me siguri këtë opinion e bashkëndan tërësisht me mua edhe miku im kryeministri Mitsotakis, i cili na nderon sot me praninë e tij dhe delegacionit të nderuar që e shoqëron për të nderuar figurën epokale të Kryepeshkopit, Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe shtetin ku ajo sot merr frymë lirisht, duke dhënë njëkohësisht me këtë prani mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë dhe në zi mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”, theksoi Rama.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mitsotakis: Për grekët dhe ortodoksët në Shqipëri dhe në botë, Kryepeshkopi Anastas ishte burim krenarie
Next Article Kuvendi, 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas, Spiropali: Kontribuoi në bashkëjetesën fetare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?