By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi, 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas, Spiropali: Kontribuoi në bashkëjetesën fetare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kuvendi, 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas, Spiropali: Kontribuoi në bashkëjetesën fetare
Shqipëri

Kuvendi, 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas, Spiropali: Kontribuoi në bashkëjetesën fetare

admin
Last updated: 30/01/2025 15:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetët e Kuvendit mbajtën sot një minutë heshtje në nisje të seancës së sotme plenare.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kujtoi sot në nisje të seancës plenare Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Spiropali u shpreh se, “Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos u nda nga jeta. Nuk do e kemi më mes nesh atë që me vizionin, erudiconin, dijet, vullnetin dhe vendosmërinë e tij në kushte të mungesave e vështirësive, gjatë më tepër se 3 dekadave ringjalli, ringriti dhe rindërtoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Spiropali theksoi se Kryepeshkopi Anastas Janullatos, “frymëzoi dhe mbështeti besimtarët ortodoksë me besimin në Zot, me ndjenjat e dashurisë, respektit, tolerancës dhe solidaritetit. Përgatiti dhe mbështeti brezat e rinj të klerikëve ortodoksë shqiptarë, me dijet, aftësitë dhe përkushtimin për të konsoliduar dhe vazhduar misionin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Projektoi, mbështeti e promovoi institucionet arsimore, humanitare, shëndetësore e kulturore të cilat u kanë shërbyer dhe u shërbejnë të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht besimit dhe përkatësisë fetare”.

“Më përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas, kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri, në paqen dhe miqësinë mes popujve të rajonit e në botë”, tha Spiropali.

“Për shërbimin e tij kishtar e paqësor Kryepeshkopi Anastas u respektua nga besimtarët, qytetarët dhe institucionet e të dy vendeve, të Greqisë vendit ku lindi dhe të Shqipërisë si qytetar i vendit ku shërbeu deri në fund të jetës së tij e ku do të prehet deri në amëshim”, tha kryeparlamentarja.

Spiropali më pas ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje

“Sot në Tiranë u krye shërbesa e përcjelljes së Kryepeshkopit. Duke i shprehur në emër të Kuvendit të  Shqipërisë ngushëllimet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë për këtë humbje të madhe dhe në shenjë nderimi e mirënjohjeje për trashëgiminë e kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Fortlumturisë së tij Anastas ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha Spiropali.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Kryepeshkopi Anastas ringriti Kishën Autoqefale të Shqipërisë, mori mbi supe deri edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë me Greqinë
Next Article Kalendari i punimeve, Zhupa: Parlamenti po përdoret si aset elektoral

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?