By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri

Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 15:44
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Rama zhvilloi sot një vizitë në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (Nordrhein-Westfalen – NRW), në Gjermani, ku mori pjesë në punimet e Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Evropë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.

Samiti bëri së bashku startup-e, kompani të konsoliduara, korporata, investitorë, profesionistë dhe krijues të së ardhmes në ambientet e Jahrhunderthalle Bochum, duke ofruar një platformë unike për shkëmbimin e ideve, ndërtimin e partneriteteve dhe promovimin aktiv të inovacionit.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ky është “revolucioni i heshtur” që po shpaloset në të gjithë botën, duke ndryshuar raportin mes pushtetit dhe qytetarëve.

Sipas tij, kur pushteti bazohej te burimet tradicionale si qymyri, vendet e vogla mbeteshin të kufizuara, ndërsa në epokën e inteligjencës, një vend i vogël mund të shndërrohet në një laborator inovacioni.

“Mendoj se kjo është arsyeja pse më kanë ftuar këtu, si përfaqësues i një prej laboratorëve më të vegjël në Europë,” u shpreh Rama.

Kryeministri solli në vëmendje historinë e Shqipërisë, duke theksuar periudhën e izolimit për gati gjysmë shekulli.

“Për thuajse gjysmë shekulli jetuam brenda ndoshta diktaturës më izoluese të këtij kontinenti, një lloj Koreje e Veriut e Europës, duke ndërtuar bunkerë në vend të urave, mure në vend të dritareve, dhe dyshim në vend të besimit”, u shpreh ai.

Rama theksoi se në atë periudhë shteti kishte kontroll të plotë mbi qytetarët, ndërsa qytetarët kishin shumë pak informacion për shtetin.

Pas tranzicionit, sipas tij, Shqipëria trashëgoi jo vetëm demokracinë, por edhe një sistem të rënduar burokratik.

Ai e përshkroi administratën e asaj kohe si të mbingarkuar me procedura, vula, firma dhe radhë të gjata, ku çdo shërbim administrativ ishte kthyer në një proces të gjatë dhe të ndërlikuar.

“Çdo procedurë administrative u shndërrua në një pelegrinazh. Çdo zyrë kishte një zyrë tjetër, çdo firmë një firmë tjetër, dhe pas çdo sporteli qëndronte dikush që kishte pushtet vendimmarrës mbi një dokument që në thelb i takonte qytetarit”, tha Rama.

Sipas tij, sfida kryesore nuk ishte thjesht digjitalizimi i formularëve, por rikonceptimi i vetë marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit.

Ai theksoi se korrupsioni nuk është vetëm një problem moral, por edhe një problem arkitekturor i sistemit administrativ.

“Bëmë një zgjedhje, jo të modernizonim qeverisjen, por të rishpiknim marrëdhënien mes qytetarëve dhe shtetit”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha se sot Shqipëria ka mbi 1 mijë shërbime publike tërësisht digjitale, dhe për rreth 95% të tyre qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten fizikisht në institucione, por mund t’i kryejnë online.

Ai shtoi se ende mbeten disa shërbime që kërkojnë prezencë fizike, si martesa apo marrja e shenjave të gishtërinjve, por synimi është zgjerimi i mëtejshëm i shërbimeve digjitale.

“Është qeveria që shkon tek qytetari dhe jo anasjelltas”, theksoi Rama.

You Might Also Like

Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për proces zgjedhor të lirë

Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Zhupa: Rikthimi i mandatit të këshilltares së PD rivendosi përfaqësimin e opozitës në këshillin bashkiak të Sarandës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Next Article Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni
Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?