By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën sepse sot protestohet paqësisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën sepse sot protestohet paqësisht
Shqipëri

Rama publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën sepse sot protestohet paqësisht

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 09:33
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish për protestat që vijojnë prej gati një muaji.

Kryeministri ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari i cili i kërkon të dorëhiqet, por jo për të njëjtat arsye që protestuesit paraqesin prej 26 ditësh para kryeministrisë.

Qytetari i shkruan se “qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë.”

Më tej, në kërkesat e tij, ai i thotë “të dorëhiqet” duke renditur si arsye ato që kryeministri Rama shpesh i paraqet si arritje: shifrat e turizmit, rritja e pagave, hapja e negociatave, investimet e ndryshme, rritja e nivelit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare etj.

“Mirëmëngjes dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.

Manifesti i (s)dorëheqjes

Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.

Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.

Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.

Dorëhiqu për aeroportet!

Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!

Dorëhiqu për negociatat që u hapën!

Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.

Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!

Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!

Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.

Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.

Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030!

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.

You Might Also Like

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit

Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket

Vriten dy persona në Dukagjin, raportohet edhe për një të plagosur

Mbyllet pas gjashtë orësh mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e komisioneve në Pogradec/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e kryeministrit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i kthjellët deri në mesditë, shtrëngata në relievet malore
Next Article BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?