By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Ritëm i lartë punimesh për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Ritëm i lartë punimesh për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës
Shqipëri

Rama: Ritëm i lartë punimesh për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

admin
Last updated: 19/02/2025 09:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga puna në autostradën Tiranë-Durrës, ku punimet po përparojnë me ritme të larta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi imazhe nga kantieri i ndërtimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

“Pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës, ku puna po përparon me ritëm të lartë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë nisur në muajin shtator 2024. Punimet për zgjerimin e autostradës që lidhë Tiranën me Durrësin me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat, do ta kthejë atë nga autostradë e kategorisë “B”, në autostradë të kategorisë “A”.

Shtimi me 4 korsi jep mundësinë për shpejtësi deri në 130 km dhe e sjell në parametrat e të gjitha autostradave të reja që po ndërtohen. Segmenti i parë ku po ndërhyhet është 6 km, nga Kthesa e Kamzës deri në Mbikalimin e Rinasit.

Përveç zgjerimit me dy korsi, i gjithë trupi i rrugës do të ribëhet me shtresa rrugore dhe asfaltike, për shkak se tashmë kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës. Rehabilitimi dhe zgjerimi i të gjithë rrugës kushton 250 milionë euro.

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullim e automjeteve mes kryeqytetit dhe qytetit bregdetar, veçanërisht gjatë sezonit veror.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kandidatët e LDK-së që pritet të sigurojnë një ulëse në Kuvend
Next Article Mediat greke: Filluan punët preliminare në Greqi për ndërtimin e interkonektorit me Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?