By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën
Showbizz

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

admin
Last updated: 27/10/2026 15:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tenori shqiptar, Ramë Lahaj, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me rastin e fundit në Kosovë, duke shprehur dhimbjen dhe revoltën për atë që ka ndodhur me Arlindën.

Në reagimin e tij, artisti ka zgjedhur fjalë të forta, duke e nisur mesazhin me një thirrje prekëse: “Arlinda, u bekoftë shpirti yt, e neve na mbuloftë turpi, siç po na mbulon përditë e ma shumë”.

Lahaj ka treguar se, pavarësisht ngjarjeve të shumta që e kanë prekur kohët e fundit, kishte vendosur të mos reagonte me gjuhë negative, përçarëse apo urrejtjeje.

Ai thotë se kishte zgjedhur artin dhe muzikën si mënyrë për të sjellë më shumë dashuri dhe pozitivitet te njerëzit.

Madje, sipas tij, përmes një programi muzikor kishte synuar t’i afronte njerëzit përmes këngëve që i shoqërojnë që nga fëmijëria, me shpresën se muzika mund të ndihmojë në përballimin e ngjarjeve të rënda dhe traumave të së kaluarës.

Megjithatë, tenori ka theksuar se kësaj radhe nuk ka mundur të heshtë, pasi, siç shprehet ai, Arlinda mund të ishte motra e tij apo e secilit prej nesh, përfshirë edhe personat që punojnë në drejtësi dhe polici.

“Më dhemb shpirti me e thanë, por siç duket po dështojmë si shoqni”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Lahaj ka shprehur dëshirën që rasti i Arlindës të jetë i fundit, duke e mbyllur mesazhin me një thirrje për reflektim mbi përgjegjësinë shoqërore dhe nevojën për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla. 

You Might Also Like

“Bye bye”, Alaudin Hamiti zbulon ndryshimin e madh për edicionin e sivjetmë të BBVK-së

Rasti i fundit, Arbenita Ismajli: Si nënë, humba besimin te institucionet dhe mora vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

Jay-Z do të performojë në Super Bowl 2027

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reagimi i Yamalit gjatë fjalimit të Kane bëhet viral në rrjetet sociale
Next Article Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?