By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti i fundit, Arbenita Ismajli: Si nënë, humba besimin te institucionet dhe mora vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Rasti i fundit, Arbenita Ismajli: Si nënë, humba besimin te institucionet dhe mora vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës
Showbizz

Rasti i fundit, Arbenita Ismajli: Si nënë, humba besimin te institucionet dhe mora vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës

admin
Last updated: 27/10/2026 15:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar në rrjete sociale dhe ka ngritur shqetësime për pozitën e grave në shoqëri, patriarkatin dhe, veçanërisht, besimin te institucionet që duhet të garantojnë sigurinë e tyre dhe të fëmijëve.

Në një postim, Arbenita u është drejtuar grave me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke i inkurajuar të mos e ndërtojnë jetën sipas pritshmërive të shoqërisë dhe të mos heqin dorë nga pavarësia e tyre vetëm për t’iu përshtatur normave tradicionale.

“Oj femra, mjaft u dhatë pushtet burrave mbi jetët tuaja! Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm sepse kështu e kërkon shoqëria”, shkruan ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një tjetër postim, modelja ka folur nga këndvështrimi i saj si nënë, duke shprehur humbjen e besimit te gjykatat, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale.

Ajo pretendon se institucionet nuk i kanë dhënë peshën e duhur frikës, traumës dhe sigurisë së saj dhe të fëmijës.

“Për ta ishim thjesht një dosje, jo dy jetë njerëzish që meritonin mbrojtje”, thuhet në reagimin e saj.

Arbenita thekson se nuk e konsideron detyrim t’u besojë institucioneve që, sipas saj, nuk i kanë ofruar sigurinë e nevojshme, teksa vë në pah rëndësinë e ndërhyrjes në kohë për të parandaluar pasoja të rënda.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk kam detyrim t’i besoj një sistemi që na ka dështuar. Kam detyrim ta mbroj fëmijën tim dhe veten, me çdo kusht”, shkruan tutje.

Reagimi vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila më parë iu drejtua me një letër për rastin e saj kryeprokurores në Pejë.

Arbenita ka qenë e martuar me reperin Fero, i cili është përballur me akuza për dhunë në familje.

Përmes këtyre mesazheve, modelja ka rikthyer në vëmendje nevojën që gratë të ndihen të sigurta, të kenë mbështetje dhe të mos mbeten vetëm përballë situatave që rrezikojnë mirëqenien e tyre dhe të fëmijëve.

You Might Also Like

“Bye bye”, Alaudin Hamiti zbulon ndryshimin e madh për edicionin e sivjetmë të BBVK-së

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Kushtrim Kelani shtyn publikimin e këngës së re pas vrasjes së Arlindës: Drejtësi

Jay-Z do të performojë në Super Bowl 2027

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur për trafik ndërkombëtar droge
Next Article Dy shtetas akuzohen për bashkëpunim me shërbimin sekret iranian
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?