By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Kemi shënuar arritje, 33 zyrtarë të lartë nën hetim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Kemi shënuar arritje, 33 zyrtarë të lartë nën hetim
Shqipëri

Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Kemi shënuar arritje, 33 zyrtarë të lartë nën hetim

admin
Last updated: 14/04/2025 11:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK Altin Dumani ka zhvilluar një mbledhje me Përfaqësuesit e misionit të Departamentit të Shtetit OPDAT dhe Ambasadës Amerikane në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Dumani u shoqërua nga shefat e sektorit të SPAK, Prokurorët Klodian Braho i Korrupsionit dhe Adnan Xholi, i Krimit të Organizuar.

Kreu i SPAK, në fillim të fjalës së tij ka raportuar mbi ecurinë e punës përgjatë vitit 2024. Krahas kësaj, raporti vjetor është dorëzuar në Kuvend dhe të dhënat janë bërë me dije.

“Kemi shënuar arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas raportit, hetimet nga kallëzimet e qytetarëve zënë rreth 37% të totalit krahasuar me vitin 2023. Numri i procedimeve të nisura është rritur në masën 36%.

Gjatë vitit 2024, Prokuroria ka asistuar punën e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar. Filozofia e SPAK ka ndryshuar nga vitet e mërparshme. Nga një rol pritës i informacionit nga autoritetet e huaja, në një rol tashmë aktiv dhe furnizues me informacione për autoritetet e huaja”, tha Dumani.

Gjatë raportimit në KLP, Altin Dumani tha se SPAK ha hetuar gjatë viti 2024 një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Ai tha se janë vënë në hetim 33 ish zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjyukim. Për 10 funksionarë të lartë, tha Dumani, gjatë vitit të kaluar janë dhënë vendime të formës së prerë.

“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme.”, tha Dumani.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zgjedhjet në Shqipëri, nis dërgimi me post i fletëve të votimit për emigrantët
Next Article Lushtaku: PDK nuk merr pjesë në votimin për formimin e qeverisë – Hamza duhet të jetë kryeministër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?