By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet në Shqipëri, nis dërgimi me post i fletëve të votimit për emigrantët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhjet në Shqipëri, nis dërgimi me post i fletëve të votimit për emigrantët
Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri, nis dërgimi me post i fletëve të votimit për emigrantët

admin
Last updated: 14/04/2025 11:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ka nisur këtë të hënë dërgimi i dokumentacionit zgjedhor/fletës së votimit për zgjedhësit jashtë Shqipërisë.

Materialet e para që u dërguan ishin ato të qarqeve Dibër dhe Berat, ndërsa nga sot dhe në vijim çdo ditë në mëngjes posta do të dërgojë fletët e votimit jashtë vendit.

Pra, operatori i shërbimit postar do të dërgojë çdo ditë materialet zgjedhore të bëra gati nga administrata e KQZ-së.

120 persona po punojnë me tre turne në qendrën për votimin nga jashtë, në mënyrë që të bëhen gati zarfet me materialet zgjedhore që do t’u dërgohen votuesve të regjistruar në diasporë.

Fleta e votimit e qarkut nga ku vjen qytetari, pasi është vulosur dhe futur në një zarf të anonimizuar A, futet pastaj në një zarf më të madh B, i cili mban të dhënat e koduara të çdo zgjedhësi.

Më pas, kompania postare e merr zarfin B, e fut në zarfin e verdhë të postës, bashkë me një udhëzues, një listë me kontakte të kompanisë nëpër botë, si dhe një zarf tjetër postar për kthimin e votës.

Kompania postare bën mbylljen e zarfit me kodet e adresës, dhe pastaj i merr në dorëzim ato për t’i shpërndarë në 85 shtete të botës.

Aktualisht janë përgatitur rreth 10 mijë sete ndërsa vijon puna pa ndërprerje dhe praktikisht nga e marta e më pas emigrantët që kanë marrë dokumentacionin mund të votojnë pa pritur 11 majin.

Ata që janë refuzuar, apo nuk janë regjistruar në KQZ, vijojnë ta kenë emrin në listën e zgjedhësve në Shqipëri dhe mund të vijnë fizikisht për të ushtuar të drejtën e votës.

Në zgjedhjet e 11 majit janë regjistruar për të votuar 245 mijë e 953 shqiptarë nga jashtë vendit.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haradinaj: Sjellja e Limajt është e turpshme – mbështetja për LVV-në nënkupton ndarje nga ne
Next Article Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Kemi shënuar arritje, 33 zyrtarë të lartë nën hetim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?