By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raportimi i duhur dhe adekuat ndihmon në qetësimin e situatave të tensionuara!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Raportimi i duhur dhe adekuat ndihmon në qetësimin e situatave të tensionuara!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Raportimi i duhur dhe adekuat ndihmon në qetësimin e situatave të tensionuara!

admin
Last updated: 02/12/2024 11:01
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 dhjetor – Gazetaria si mjet informimi luan rol të jashtëzakonshëm edhe në krijimin e bindjeve apo opinioneve tek masa. Prandaj, në situata kritike për vendin janë të rëndësishme gjitha veprimet e gjithë gazetarëve, pra, për mënyrën si raportojnë, çfarë nxjerrin në qendër të vëmendjes e të tjera. Duke marrë për bazë tensionimin e situatës së fundit gjatë festave të nëntorit, raportimi gazetresk ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në atë se për çfarë janë informuar qytetarët. Me ato informacione që furnizohet masa e njëjta gjë do të transmetohet si aksion i tyre. Prandaj, duhet kujdes maksimal, respektim në përpikëri të standardeve profesionale gazetareske që në situata krize e tensionuese të raportohet me kujdes të veçantë, shkruan Zhurnal.

Gazetarët kanë përgjegjësi të raportojnë në mënyrë profesionale dhe etike në situata të ndjeshme –

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli Etik për Media në Maqedoni (KEMM) i bëjnë thirrje gazetarëve dhe punëtorëve mediatik që të respektojnë Kodin e Gazetarëve, veçanërisht në kontekstin e ngjarjeve të fundit të cilat kanë nxitur debat publik dhe reagime në raport me ngjarjet e fundit. Në situata të këtilla, kur rritet rreziku i mostolerancës dhe urrejtjes etnike, gazetarët kanë detyrimin të raportojnë në mënyrë objektive, profesionale dhe me qëllim për të promovuar qetësi dhe mirëkuptim.

Gazetarët duhet të jenë të përmbajtur nga përdorimi i retorikës nacionaliste ose sensacionalizmit të cilat mund të përshkallëzojnë më tej tensionet publike. Në vend të kësaj, ne rekomandojmë që ata të fokusohen në rritjen e ndërgjegjësimit për pasojat e gjuhës së urrejtjes, si dhe në promovimin e dialogut dhe respektit për diversitetin. Mediat, në veçnati menaxhmenti dhe pronarët, janë instrument kyç për ndërtimin e tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në shoqëri.

Në kuadër të çështjeve të ndjeshme, si në raste kur bëhet fjalë për simbolika kombëtare, rikujtojmë se gazetarët janë të detyruar të udhëhiqen nga faktet dhe të shmangin përhapjen e spekulimeve apo qëndrimeve të njëanshme. Vendimet redaktuese në momente të tilla duhet të udhëhiqen nga parimet e gazetarisë së përgjegjshme, qëllimi kryesor i së cilës është ruajtja e interesit publik dhe shmangia e polarizimit shtesë të shoqërisë.

Në mënyrë shtesë, i bëjmë thirrje gazetarëve që t’i kushtojnë vëmendje komunikimit të tyre në profilet personale në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se aty perceptohen edhe si personazhe publike dhe profesionistë të fushës mediatike. Sjellja e përgjegjshme në të gjitha platformat është pjesë thelbësore e rolit të tyre profesional dhe në përputhje me parimet e Kodit.

SHGM dhe KEMM u bëjnë thirrje profesionistëve mediatik që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj standardeve etike dhe të njohin rolin e tyre kyç në krijimin e një hapësire mediatike informative dhe gjithëpërfshirëse.

Informimi nga portalet në rritje, kujdes me lajmet që publikohen –

Derisa hulumtimi i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, të titulluar si “Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja ndaj proceseve demokratike në Maqedoninë e Veriut”, tregon për një ndryshim të rëndësishëm në shprehitë e informimit të qytetarëve krahasuar me vitet e kaluara. Nga kanalet mediatike të informimit më të përfaqësuara janë televizionet vendore me 61 për qind, ndërsa menjëherë pas tyre radhiten mediat sociale me 58 për qind. Një ndryshim evident krahasuar me vitet e kaluar ka sa i përket portaleve në internet. Vitin e kaluar nga portalet janë informuar 37 për qind e qytetarëve, ndërsa këtë vit kjo përqindje është rritur në 51 për qind.

“Përqindja më e madhe e qytetarëve kanë besim të plotë në informacionet që i marrin nga kontaktet personale  24 për qind, ndërsa vetëm katër për qind kanë besim të plotë te stacionet televizive vendore, si kanali mediatik më i përdorur. Informacioneve të marra nga portalet në internet dhe mediat sociale plotësisht u besojnë më pak se dy për qind, gjë që tregon se edhe pse qytetarët për çdo ditë informohen nga këto media, ata kanë shumë pak besim në to”, thuhet në gjetjet e hulumtimit.

Ndryshe, në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë e shprehjes në botë, Maqedonia e Veriut është cilësuar si vend “pjesërisht i lirë” duke marrë 67 pikë prej 100 pikëve, ku ka shënuar rënie minimale për një pikë krahasuar me vitin e kaluar.

“Peizazhi mediatik është thellësisht i polarizuar përgjatë linjave politike dhe mediat private shpesh janë të lidhura me interesa politike ose biznesi që ndikojnë në përmbajtjen e tyre. Megjithatë, funksionojnë disa mediume kritike dhe të pavarura, kryesisht media online. Derisa në vend vazhdohet të raportohen sulme fizike ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik”, thuhet në raportin e fundit të Freedon House.

Megjithatë, në vend sëfundmi ka pasur rritje të tensioneve ndëretnike, derisa pushteti akuzon opozitën si inskenues, opozita akuzon pushtetin si dështues në menaxhim të situatës, qytetarët ishin personazhet kryesor që u gjetën në këtë situatë të pa pritshme. Prandaj, edhe informimi i mediave ka luajtur rol të jashtëzakonshëm. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Punëtorët gjermanë të VW do të vazhdojnë grevat “paralajmëruese” pas dështimit të negociatave për shkurtimin e pagave
Next Article Tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli i gjykatave gjatë mbrojtjes së mujedisit jetësor”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?