By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, Berisha: Nuk shkojmë në komision pa pjesëmarrjen e ODIHR-it
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, Berisha: Nuk shkojmë në komision pa pjesëmarrjen e ODIHR-it
Shqipëri

Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, Berisha: Nuk shkojmë në komision pa pjesëmarrjen e ODIHR-it

admin
Last updated: 08/10/2025 15:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar tha se PD nuk do të marrë pjesë në asnjë komision pa pjesëmarrjen e ODIHR dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale.

Duke iu referuar ngritjes së dy komisioneve të posaçme për realizimin e Reformës Zgjedhore si dhe për Reformën Administrativo–Territoriale, Berisha tha se duhet të marrin ekspertë ndërkombëtarë.

“Të marrim ODIHR-in, të marrim specialistë nga Venecia, se edhe ata kanë specialistë të klasit të parë edhe në të drejtën elektorale”, tha Berisha.

Sipas Berishës qeveria “nuk ka interes reformash, por si e si të shkatërrojë çdo gjë që është, në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet”.

I ndalur tek sistemi i drejtësisë, Berisha deklaroi se KLGJ dhe KLP nuk bëjnë emërimet sepse po presin “patronazhistët”.

“80 për qind e prokurorive dhe gjykatave nuk kanë kryetar. Shikoni korporatat e turpit. KLGJ dhe KLP, qeveritë kushtetuese të tyre, nuk emërojnë kryetarët. Po a e dini pse? Motivet janë ultrakorruptive. Ato ruhen të gjitha për patronazhistët, të cilët nuk kanë bërë 8 vite në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Berisha.

“Si mundesh ti t’i lësh gjykatat dhe prokuroritë pa drejtues? Ato janë të shtetit, nuk janë as të KLGJ dhe të KLP. Ato janë institucione themelore të një shteti. Por korporata i konsideron si pronësi të vetën dhe zbaton urdhra”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha tha se drejtësia duhet reformuar vetëm nga Komisioni i Venecias.

“Vetëm nga Komisioni i Venecias në bashkëpunim me një reformë të vërtetë, absolutisht kurrë asnjë nen, asnjë fjalë, asnjë gërmë e Fatmir Xhafës”, tha Berisha.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E viziton Kushtetuesen, diplomati gjerman me paralajmërim kundër thellimit të krizës: Të zbatohen vendimet, së pari vendi pastaj partia
Next Article Gostivar – Babë e bir thirren në polici pas denoncimit për sulm ndaj familjarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?