By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e priti në takim veprimtarin Selami Bajrami
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e priti në takim veprimtarin Selami Bajrami
Maqedoni

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e priti në takim veprimtarin Selami Bajrami

admin
Last updated: 08/10/2026 16:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 08 tetor, argument.mk/ – Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, e priti në takim veprimtarin nga Kumanova, z. Selami Bajrami, përfaqësues i Shoqatës “Miqtë e Universitetit të Tetovës” në Zvicër.

Në këtë takim morën pjesë edhe Sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Tetovës, z. Adem Beadini, dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Ibish Kadriu, si dhe profesorët Prof. Dr. Zeqirja Idrizi dhe Prof. Dr. Minir Ademi.

Takimi u zhvillua në frymën e vlerësimit të kontributit të personaliteteve dhe veprimtarëve që, në periudha të rëndësishme të historisë së Universitetit të Tetovës, u rreshtuan në mbështetje të misionit të tij arsimor, shkencor dhe kombëtar. Në këtë kuadër, u vlerësua veçanërisht kontributi i z. Selami Bajrami, i cili, së bashku me shumë veprimtarë të tjerë, dhanë mbështetje të çmuar për Universitetin gjatë viteve të vështira të funksionimit, mbijetesës dhe konsolidimit të tij.

Duke e vlerësuar këtë kontribut si pjesë të kujtesës institucionale dhe historike të Universitetit të Tetovës, Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti i ndau z. Selami Bajrami një mirënjohje, në shenjë falënderimi dhe respekti për përkushtimin, mbështetjen dhe kontributin e tij ndër vite.

Me këtë rast, Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti theksoi se Universiteti i Tetovës e konsideron detyrim institucional dhe përgjegjësi historike ruajtjen e kujtesës për të gjithë ata individë dhe veprimtarë që, në momente vendimtare, kontribuuan në themelimin, mbijetesën, forcimin dhe zhvillimin e tij.

“Universiteti i Tetovës nuk është vetëm një institucion arsimor e shkencor; ai është edhe rezultat i një përpjekjeje të përbashkët, e cila në momente të caktuara historike kërkoi përkushtim, sakrificë dhe mbështetje të jashtëzakonshme. Prandaj, kontributet e njerëzve që qëndruan pranë Universitetit në ato periudha duhet të jenë pjesë e pandashme e kujtesës sonë institucionale.”- u shpreh Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Në takim u theksua edhe rëndësia historike e mbështetjes së mërgatës shqiptare për Universitetin e Tetovës. Në këtë drejtim, u vlerësua roli i Shoqatës “Miqtë e Universitetit të Tetovës” në Zvicër, e cila ndër vite ka qenë një nga format e organizuara të përkrahjes së Universitetit dhe ka dhënë kontribut në mbështetjen e veprimtarisë së tij.

Universiteti i Tetovës, duke ruajtur kujtesën për rrugëtimin e tij, vijon të nderojë personalitetet dhe veprimtarët që kanë lënë gjurmë në historinë e tij, duke e konsideruar mirënjohjen ndaj tyre jo vetëm një akt respekti, por edhe një detyrim ndaj kujtesës institucionale dhe brezave të ardhshëm.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Uji i pijshëm për 4 fshatra të Tearcës, Daut Memishi: Nisin përgatitjet për rezervuarë në Neproshten, Leshkë e Dobrosht dhe filtrin për Sllatinën dhe Leshkën
Next Article Sofja i shton presionin Shkupit: Kur do t’i fusni bullgarët në Kushtetutë?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?