By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Remitencat vetëm për nevoja familjare, larg investimeve strategjike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Remitencat vetëm për nevoja familjare, larg investimeve strategjike
Ekonomi

Remitencat vetëm për nevoja familjare, larg investimeve strategjike

admin
Last updated: 25/02/2024 16:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se të hollat që nisen prej diasporës në para të gatshme dhe përmes transfereve bankare, tregojnë se këto mjete e kanë komponentin social dhe jo atë zhvillimor.

Në bazë të të dhënave të Bankës Popullore maqedonase, gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar, janar-shtator 2023, mërgimtarët kanë dërguar në Maqedoni të Veriut, 257 milionë euro përmes bankës ose mënyrave tjera për transferim të shpejtë të parave.

Kjo shifër është rreth 100 milionë euro më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kur shuma kishte arritur në 351 milionë euro.

Po në bazë të dhënave të Bankës Popullore, remitencat që kanë hyrë në Maqedoni të Veriut si para të gatshme, në atë periudhë të vitit të kaluar, kanë arritur në 1.5 miliard euro, dhe shifra është 6.5 për qind më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Rrallëherë ndonjë nga mërgimtarët kthehet këtu për të zhvilluar biznes. Investimet kryesisht kanë të bëjnë me objektet e banimit, dhe ne këtë lloj investimi e cilësojmë si kapital të vdekur. Në qytetin tim mund të shohësh shumë shtëpi të bukura, por ato janë të mbyllura”, thotë Angel Dimitrov, i cili është nga qyteti Sveti Nikole, në lindje të Shkupit.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, prej Sveti Nikoles janë shpërngulur më shumë se 3.000 banorë brenda një dekade.

Dimitrov thotë se “mërgimtarët nuk besojnë se në kushtet tona mund të zhvillojnë me sukses biznes, pasi kemi të bëjmë me një burokraci dhe partizim të institucioneve”.

“Për këtë arsye, kur mërgimtarët kanë para të tepërta, ata vendosin t’i blejnë dy apartamente në Shkup, dhe nuk preferojnë të investojnë në biznes, aksione apo para me vlerë”, thotë Dimitrov.

Durim Zeqiri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se remitencat vazhdojnë të mbulojnë një pjesë të madhe të deficitit tregtar, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme për rezervat devizore dhe stabilitetin e kursit të këmbimit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai beson që në momentin kur remitencat e mërgimtarëve tejkalojnë vlerën e investimeve të huaja, ata duhet të gëzojnë po të njëjtat privilegje që kanë investitorët e huaj, e që kanë të bëjnë me lehtësimet rreth pagesës së tatimit.

“Pse të mos trajtohen edhe mërgimtarët tanë, që kanë hapur bizneset e tyre këtu, ashtu sikurse investitorët e huaj, për shkak se ne kemi më shumë kompani që veprojnë edhe këtu në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vendet e Evropës, edhe më larg, dhe pse këto mjete të mos alokohen si investime në biznes, duke përfituar nga benifitet që ofron Maqedonia e Veriut për investitorët e huaj, si ato tatimore, por edhe procedurale, që ata të stimulohen të investojnë në Maqedoninë e Veriut?” pyet Zeqiri.

Sipas tij, hapa të tillë do të mund të kishin ndikim të dyfishtë, pasi pjesëtarë të diasporës do të nxiteshin për investime, dhe kështu do të krijoheshin vende të reja pune, do të avancoheshin pajisjet teknologjike, e tjera.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në Maqedoninë e Veriut për dy dekada, ndërmjet regjistrimeve të vitit 2002 dhe 2021, numri i banorëve është zvogëluar për gati 200 mijë njerëz, pra nga 2 milionë, në vend jetojnë 1.8 milion banorë.

Durim Zeqiri thotë se nëse remitencat nuk kanalizohen në investime, atëherë gjeneratat e reja, dhe ato në ardhje, do të shkëpusin çfarëdo lidhje me vendin dhe në atë rast remitencat do të shënojnë trend negativ./REL

You Might Also Like

Shtrenjtohet çmimi i naftës

Durmishi: Nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë

Kriptomonedhat do të zëvendësojnë paranë tradicionale në 10-vjeçarin e ardhshëm

Lirohen derivatet e naftës

OEMVP zhvillon Mbledhjen e III-të të Këshillit Drejtues në Strugë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lushtaku viziton Musliun pas operimit: Sinonim i gruas së fortë që nuk dorëzohet
Next Article Mësimi nga librat nuk ka alternativë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit
Maqedoni
Burri nga Gostivari ndërroi jetë pas pickimit nga bletët
Kronika
Prokurorja: Të akuzuarit për vrasjet e Vanjës dhe Pançes ishin llogaritës dhe të vetëdijshëm kur i kryen krimet
Maqedoni
Ministri Ljutkov i vizitoi institucionet nacionale kulturore në Manastir
Kulturë Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?