By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mësimi nga librat nuk ka alternativë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Mësimi nga librat nuk ka alternativë
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Mësimi nga librat nuk ka alternativë

admin
Last updated: 25/02/2024 16:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Të mësuarit nga librat dhe fletoret është mënyra e vetme e mësimnxënies së duhur te fëmijët, posaçërisht ata të arsimit fillor. Profesori, Avzi Mustafa tha për Alsat se çdo mësim nga libri mbetet i vulosur në memorien e fëmijëve. Sipas Mustafës, pavarësisht zhvillimit teknologjik, nuk ka mjet dhe proces që mund të zëvendësoj të mësuarit klasik.

“Mësimi i cili kërkohet të mësohet nëpërmjet librave, jo nëpërmjet kompjuterëve ndikon te nxënësit që të vuloset në memorien e atij që të mos harrohet kurrë sepse ai, nxënësi duhet atë ta bëj pronë të veten. Kurse kjo që është nëpërmjet mjeteve të digjitalizuara nuk ndikon në memorien e nxënësit. Libri ka ekzistuar, do të ekzistojë edhe në të ardhmen dhe nuk ka mjet që mund ta zëvendësoj”, tha Avzi Mustafam, profesor.

Ndërsa Maqedonia e Veriut tenton ta digjitalizoj procesin mësimor, Suedia po bën të kundërtën, ka rikthyer librat dhe fletoret në përdorim. Nxënësit e klasës së katërt që për herë të parë u përballën me librin e matematikës, kohë më parë rrëfyen për DW dallimet mes librit dhe laptopit.

“Ka më shumë përshkrime. Këto nuk i kishim në laptop dhe ndoshta është më e vështira se tani duhet të lexosh vet, më parë ishte kompjuteri që i lexonte detyrat me zë të lartë”, tha një nxënëse suedeze.

“Avantazhi është se një libër nuk bllokohet gjithmonë si një kompjuter por unë kam vështirësi edhe në të shkruar. Për mua bëhet më e vështirë sepse tani duhet të shkruaj me dorë”, shtoi një nxënës suedez.

Mësimdhënësit suedezë thonë se të mësuarit në formë digjitale kanë ndikuar te nxënësit në forma të ndryshme.

“Nxënësit lexojnë më ngadalë, kanë një fjalor më të varfër dhe kuptojnë më pak nga ajo që lexojnë. Ne mendojmë se kjo vjen për shkak se ne kemi bërë shumë në mënyrë digjitale deri sot”, u shpreh mësuese suedeze.

Suedia për një kohë të gjatë është konsideruar si model për mësimdhënien digjitale. Mirëpo, vitin e kaluar ministria suedeze e Arsimit kishte propozuar rikthimin e librave dhe fletoreve në shkolla, sepse, sipas këtij dikasteri vetëm mësimi digjital në shumë raste ka sjell rezultate më të dobëta.

You Might Also Like

VLEN: Faqa ‘vlen.mk’ nuk ka lidhje me koalicionin VLEN, faqja zyrtare e VLEN-it është – VLEN.EU

Sali: Me Ejup Abazi diskutuam investimet për Studeniçan

Ish-kryetari i komunës së Çashkës nën hetim për keqpërdorim detyre

Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Remitencat vetëm për nevoja familjare, larg investimeve strategjike
Next Article Temperaturat, ndikim ndaj prodhimeve bujqësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

VLEN: Faqa ‘vlen.mk’ nuk ka lidhje me koalicionin VLEN, faqja zyrtare e VLEN-it është – VLEN.EU
Maqedoni TOP LAJM
Ministria e Shëndetësisë mohon shpërthimin e fruthit në kopshtet e Tiranës
Shqipëri
Spahia: Fundi i ‘ekspozitës’ diplomatike. Mynihu i mbyll dyert ‘Liderit Global’!
Shqipëri
Engjëll Agaçi dorëhiqet nga posti i Sekretarit të Këshillit të Ministrave për arsye shëndetësore, ja kush do e zëvendësojë
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?