By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Riciklimi i shisheve të plastikës te ne pothuajse nuk ekziston
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Riciklimi i shisheve të plastikës te ne pothuajse nuk ekziston
Maqedoni

Riciklimi i shisheve të plastikës te ne pothuajse nuk ekziston

admin
Last updated: 10/11/2024 18:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 nëntor – Përderisa në Gjermani dhe në shumë shtete tjera të Evropës, për çdo shishe të plastikës që riciklojnë, qytetarët marrin nga rreth 20 cent, në Maqedoninë e Veriut kjo gjë ende nuk është e mundur. Edhe pse ekzistojnë kontejnerë të tillë në disa pika të grumbullimit të mbeturinave, shumë prej tyre janë jashtë përdorimit ose në shumë prej tyre hidhen edhe mbeturina të përziera.

Kur behët fjalë për riciklim, qytetarët janë vetëkritik. Thonë se nevojitet ende kohë që të rritet vetëdija qytetare se çdo plastikë e hedhur mund të riciklohet dhe përsëri të përdoret për ndonjë qellim të caktuar.

“Asgjë nuk riciklohet, gjithçka hidhet në tokë e as nuk ka kontejnerë të ndarë. Në disa vende ka kontejnerë por a shfrytëzohen mjaftueshëm? Nuk shfrytëzohen jo, së paku unë nuk kam parë. Del ajo që edhe pse ka kontejnerë përsëri hidhen mbeturinat së bashku. Po, gjithçka shkon së bashku në mbeturina. Në kontejner që hidhen mirë por i hedhin jashtë kontejnerëve në tokë”, tha një qytetare.

“Nuk kemi ndjenja për të ricikluar sepse edhe ai material është i përdorshëm. Le të shohin njerëzit në perëndim se çfarë ndodhë dhe pastaj të kuptojnë. “Disa janë të kujdesshëm, ndoshta 5 apo 10% e qytetarëve të cilët mbledhin materialet për të ricikluar dhe që e vendosin në kontejnerët e veçantë por edha jo përsëri hidhet në Drislla, ja pra kjo është e dhimbshme”, tha një qytetar.

Sipas Higjienës Komunale të Shkupit, nëse mbeturinat nuk janë të ndara siç duhet, i njëjti transportohet në qendrën e selektimit të mbeturinave të Higjienës Komunale Shkup, ku më pas punëtorët bëjnë ndarjen e qelqit, plastikës, letrës dhe kanaqëve. Pasi e gjithë kjo ndahet më pas u shiten kompanive të licencuara për riciklim. Sipas Higjienës Komunale, kontejnerët e caktuar për riciklim përdorën nga qytetarët por në terren gjendja thotë të kundërtën. Kontejnerët ose nuk janë funksional ose janë të stërmbushur edhe me mbeturina tjera të cilat nuk janë të ndara për tu ricikluar.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Studentët presin vauçerët prej 250 eurove për pajisje elektronike
Next Article U gjetën disa sende që i përkasin gruas së zhdukur, burri konfirmoi në polici se ishin të saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?