By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U gjetën disa sende që i përkasin gruas së zhdukur, burri konfirmoi në polici se ishin të saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U gjetën disa sende që i përkasin gruas së zhdukur, burri konfirmoi në polici se ishin të saj
Maqedoni

U gjetën disa sende që i përkasin gruas së zhdukur, burri konfirmoi në polici se ishin të saj

admin
Last updated: 10/11/2024 18:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 nëntor – Policia ka gjetur disa objekte që dyshohet se i përkasin 43-vjeçares Lidija Trajkovska, e cila është shpallur e zhdukur që nga e premtja dhe për herë të fundit është parë në një stacion autobusi në fshatin Jurumleri të Shkupit.

Nga MPB bëjnë të ditur se kanë konstatuar lëvizjen e gruas – ajo është nisur nga Jurumleri përgjatë rrugës që shpie në Draçevë. Në atë rrugë, në afërsi të urës së lumit Vardar, gjatë kontrollit të djeshëm në terren janë gjetur një kuti cigare, një çakmak dhe një xhemper.

“Burri i saj ka njohur kutinë e cigares dhe çakmakun, pra është konfirmuar prej tij se janë të sajat, ndërsa ka deklaruar se pulovra nuk ishte e saj. Gjithashtu, zyrtarë policorë nga SVR Shkup, së bashku me qytetarët dhe familjarët e të zhdukurve, kanë bërë xhiro përgjatë rrjedhës së lumit Vardar”, thonë nga MPB.

Policia në kërkim po përdor edhe dron, me të cilin ka fluturuar mbi brigjet e Vardarit në një gjatësi prej gati pesë kilometrash në jug, deri në fshatin Ognjanci. Janë kontrolluar rrethinat më të gjera dhe objektet e braktisura në këtë zonë. Sipas MPB-së, kërkimet vazhdojnë intensivisht edhe sot, deri në gjetjen e gruas së zhdukur.

Ndryshe, vëllai i Lidijes, Aleksandar Josiq, në një bisedë për 24Info, ka theksuar se nuk është i kënaqur me mjetet e investuara nga MPB-ja e Maqedonisë, ata po luten për përfshirje më të madhe në këtë rast dhe thonë se tashmë kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, dhe ata do të vazhdojnë të kërkojnë ndihmë nga të gjithë vendet fqinje. Ata kërkojnë që në kërkim t’i bashkohet edhe një qen nuhatës, por siç u është thënë aktualisht është vetëm një qen që nuk mund t’i bashkohet kërkimit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Riciklimi i shisheve të plastikës te ne pothuajse nuk ekziston
Next Article ​Haradinaj në Deçan paralajmëron krijimin e ministrisë së kategorive të lirisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?