By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët presin vauçerët prej 250 eurove për pajisje elektronike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët presin vauçerët prej 250 eurove për pajisje elektronike
Maqedoni

Studentët presin vauçerët prej 250 eurove për pajisje elektronike

admin
Last updated: 10/11/2024 18:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 nëntor – Premtimi i qeverisë për 250 euro vauçerë për studentët që të mund t’i shfrytëzojnë për pajisje elektronike është i paqartë dhe i paprecizuar. Nga qeveria nuk sqarojnë se për cilët studentë do të vlejë masa, a do të përfshihen edhe studentët e çrregullt, a do të vlejë vetëm për tabletë ose edhe për laptopë ose pajisje të ngjashme dhe përmes cilit institucion do të shpërndahen vauçerët.

Disa nga studentët e mirëpresin çdo ndihmë që u ofrohet gjatë procesit të studimeve, por disa të tjerë vlerësojnë se shuma prej 250 eurosh që Qeveria e ka paraparë për blerjen e pajisjeve elektronike për studentët është e pamjaftueshme.

“Dëgjova po, por nuk e di sa do të ishte e mjaftueshme, sepse një pjesë e madhe e studentëve nuk kanë as kompjuterë as laptopë që do të mund t’i kryenin detyrat që na janë dhënë dhe mendoj se do të duhej më shumë të na japin”, tha një studente.

“Jo nuk jam i njoftuar me këtë…. 02:20 Ky është një fillim i mirë…02:35 Sinqerisht mundet ndonjë pajisje bazë të blihet me ato para, plus të shtohet diçka”, u shpreh një student.

Studentët presin që sa më shpejtë të mund t’i tërheqin vauçerët.

“Unë pajtohem me të, pajtohem tërësisht që ta marrim mbështetjen më të madhe”, deklaroi një student.

Por për të marrë këto vauçerë, studentët do të duhet të presin buxhetin e vitit 2025. Nga Qeveria njoftojnë se deri në fund të këtij viti pritet të finalizohen komunikimet me kompanitë në pjesën e teknologjisë informatike, me qëllim të përcaktimit të qasjes më të favorshme, përmes së cilës do të gjendet metodologjia më e mirë për shpërndarjen e burimeve financiare të ofruara. Ata njoftojnë se masa do të vlejë për secilin student.

“Në të njëjtën kohë, synohet në fakt të gjendet zgjidhja më e favorshme ku kompanitë do të ofrojnë pajisjet elektronike dhe pagesa do të bëhet përmes vauçerëve që do të dedikohen për të gjithë studentët”, thonë nga Qeveria.

Qeveria u zotua se vauçerë për pajisje elektronike do të ketë për secilin student në shtet.

You Might Also Like

Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive

Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani

Kasami takon ambasadorin e Italisë Paolo Palminteri: Promovimi i kulturës italiane dhe bashkëpunimi ekonomik fokus i takimit

Mot i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë deri të shtunën, nga e diela ftohtë dhe borë në male

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Inspektorati për Ambient Jetësor përballet me mungesë kuadri, veçanërisht mungesë të inspektorëve
Next Article Riciklimi i shisheve të plastikës te ne pothuajse nuk ekziston

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vendimi i Hansi Flick në lidhje me Rashford
Sport
Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Maqedoni
Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
Maqedoni
Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?