Këngëtarja dhe ikona botërore e modës, Rihanna, ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në tapetin e kuq të premierës së filmit të animuar Smurfs, duke konfirmuar publikisht shtatzëninë e saj të tretë.

Ajo u shfaq me një nur të rrallë, e shoqëruar nga dy djemtë e saj të vegjël, RZA dhe Riot Rose, në një moment të veçantë familjar që rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave.
E veshur me stilin që e karakterizon, Rihanna dukej rrezatuese dhe e sigurt, teksa pozonte për fotografët me fëmijët e saj në krah. Ky është debutimi i parë zyrtar i familjes së saj në një ngjarje të tillë, dhe ardhja e saj shtatzënë vetëm sa e bëri momentin edhe më të veçantë.
Rihanna ka huazuar zërin për një nga personazhet kryesore të filmit Smurfs, i cili pritet të jetë një sukses i madh në kinematë ndërkombëtare.
Ajo ka treguar më parë dashurinë e saj për projektet e animuara dhe angazhimi në këtë film përbën rikthimin e saj në botën e artit pas një pauze të shkurtër.
Sign in to your account