By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rihapet rasti i vrasjes së Mekës në Tetovë – Një i dyshuar në paraburgim, dyshohet për përfshirje të më shumë personave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rihapet rasti i vrasjes së Mekës në Tetovë – Një i dyshuar në paraburgim, dyshohet për përfshirje të më shumë personave
MaqedoniTOP LAJM

Rihapet rasti i vrasjes së Mekës në Tetovë – Një i dyshuar në paraburgim, dyshohet për përfshirje të më shumë personave

admin
Last updated: 13/11/2024 20:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 13 nëntor – Në këtë rrugë të fshatit Pirok të Bogovinës, para 11 vitesh mbeti o vrarë Muhamet Asani, i njohur në Tetovë me nofkën Meka. Në atë kohë rasti mbeti i pa zbardhur, por dje u ndalua një i dyshuar. Sipas njoftimit të SPB Tetovë i dyshuari është SH.SH. 41 vjeç nga Poroj i Tetovës.

“Dje rreth orës 16:30, është arrestuar personi SH.SH., 41 vjeç nga fshati Poroj, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen e datë 12.10.2013, në rrugën rajonale Pirok-Zherovjan. Pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Tetovës, është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.Sh.. Ndaj personit është parashtruar kallëzim penal, ndërsa Gjykata Themelore e Tetovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thotë SPB Tetovë.

Sipas avokatit Qenan Ramani i cili përfaqëson familjarët e viktimës, në këtë vepër penale janë përfshirë më shumë persona. Ai thotë se i ndjeri është nxjerr në pritë nga një i njohur, ndërsa vrasja ka qenë e mirë e menduar.

“Në këtë vepër penale, sipas rrethanave, ka indikacione se janë të përfshirë më shumë se tre persona dhe hy në grupin e vrasjeve të njohura në të drejtën penale, vrasje tinzare, gjegjësisht, personi, faktikisht tash i ndjeri Muhamedi, është thirrur apo është besuar nga një person tjetër dhe në këso raste janë vrasje, kualifikohen si vrasje tinzare dhe vrasje mirë të paramenduara, ku dyshojmë se mund të ketë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët kanë marrë, apo kanë qenë të punësuar në organet shtetërore”, tha Qenan Ramani- avokat – përfaqësues i familjes Asani.

I pyetur nëse personat e dyshuar për vrasje kanë pasur lidhje me të ndjerin Meka, Ramani u përgjigj:

“Tash i ndjeri ka pasur raporte të ndryshme me njërin nga të dyshuarit e përfshirë në këtë vrasje. Sipas familjarëve mosmarrëveshje kanë pasur, por kanë qenë punë banale. Nuk kanë pas ndonjë proces që u dashtë të behët, kjo që është vepër e rëndë. Nuk kemi dyshim se kjo vepër penale do dale para drejtësisë, të gjithë të përfshirët në këtë vepër penale dhe të gjithë do të dënohen dhe do të marrin dënimin e merituar”, deklaroi Qenan Ramani.

Deri më tani, për këtë rast është i dyshuar vetëm një person. Se a do të ketë zgjerim të hetimit, pritet të shihet gjatë ditëve në vazhdim. Jo zyrtarisht mësohet se i dyshuari e ka pranuar veprën penale.

You Might Also Like

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët

Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni

Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite

Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa

Qeveria ndan 13,8 miliardë denarë për projektet komunale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Milevski: Prioriteti ynë është vendi i parë më grup
Next Article Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?