By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Risteski: Standarde më të rrepta për mbrojtje dhe siguri për subjekte fizike dhe juridike që duan të punojnë në veprimtarinë hotelierike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Risteski: Standarde më të rrepta për mbrojtje dhe siguri për subjekte fizike dhe juridike që duan të punojnë në veprimtarinë hotelierike
Maqedoni

Risteski: Standarde më të rrepta për mbrojtje dhe siguri për subjekte fizike dhe juridike që duan të punojnë në veprimtarinë hotelierike

admin
Last updated: 23/06/2025 13:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – Aktualisht Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore po punojnë në ndryshimin e normave ekzistuese në formën e ligjeve dhe rregulloreve të punës që do të vendosin standarde më të rrepta dhe më të larta për mbrojtje dhe siguri për të gjitha subjektet fizike dhe juridike që duan të punojnë me veprimtarinë hotelierike. Do të rritet koordinimi midis institucioneve dhe do të përforcohen kontrollet dhe mekanizmat shtetërorë, theksoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski sot në konferencën me temë “Mbrojtja e objekteve nga zjarri dhe prezantimi i punës së komitetit teknik ISRMV KT 46”, që mbahet në Odën Ekonomike.

Qëllimi i kësaj ngjarje, siç tha, përveç njohjes me aktivitetet dhe punës e komitetit teknik pranë Institutit për standardizimin e Maqedonisë, është rritja e ndërgjegjësimit tek opinioni profesionist dhe më i gjerë për rëndësinë e zbatimit të standardeve dhe rolin e tyre në aktet ligjore dhe nënligjore që lidhen me mbrojtjen nga zjarri, si një segment thelbësor në procesin e projektimit dhe ndërtimit.

Sipas tij, kjo temë është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe për fat të keq është një temë e dhimbshme dhe aktuale në Maqedoni. “Në vitet e fundit, kemi qenë dëshmitarë të tragjedive të mëdha që shkaktohen pikërisht nga mungesa e zbatimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarret. Këto tragjedi ishin rezultat i normave ligjore të mbushura me pasaktësi, mungesës së mekanizmave të kontrollit për zbatimin e rregulloreve ekzistuese të përcaktuara dhe standardeve të sigurisë, koordinimit të dobët të institucioneve, por edhe pragut të ulët të standardeve për dhënien e lejeve për punë në veprimtari ose objekte”, tha Risteski.

 

Konferenca është organizuar nga instituti për standardizim dhe Komiteti teknik ISRMV KT 46, në bashkëorganizim me Odën e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Autorizuar, Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Tehnoinspekt, Knauf, Ading dhe partnerë të tjerë.

Konferenca filloi me një minutë heshtje në nder të të vdekurve në zjarrin në klubin “Puls” në Koçan. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?
Next Article Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?