By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Rivlerësimi i pronave 5%”/ Propozimi i Ministrisë së Financave: Afati i zbatimit 1 janar–30 shtator 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > “Rivlerësimi i pronave 5%”/ Propozimi i Ministrisë së Financave: Afati i zbatimit 1 janar–30 shtator 2026
Ekonomi

“Rivlerësimi i pronave 5%”/ Propozimi i Ministrisë së Financave: Afati i zbatimit 1 janar–30 shtator 2026

admin
Last updated: 23/07/2025 23:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

Është kjo data e propozuar nga ministria e financave dhe e hedhur për konsultim publik. Rivlerësimi këtë herë do të jetë me një tatim prej 5%, nga 15% që është aktualisht dhe 3% që ishte në fushatën e fundit të realizuar në vitin 2022.

“Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa pasur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale”.

Kjo nismë e re, e cila vjen në një periudhë kur çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm, synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

“Projektligji parashikon të drejtën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndërsa buxheti i shtetit përfitoi 14 miliardë lekë.

Gjithashtu, ministria ka publikuar edhe çmimet e reja të referencës për çdo qark të Shqipërisë.

You Might Also Like

Rritje e qarkullimit në industri

Tregti më e shpejtë më pak barriera: Korridoret e gjelbra hapin derën drejt tregut të BE-së

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
Next Article Çfarë eksportuam dhe në cilët vende? Italia dhe Kosova morën më shumë nga Shqipëria

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?