By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: RMV, Ministria e Energjetikës shpalli thirrje publike: 1.000 denarë në muaj për rrymë, kush ka të drejtë dhe si të aplikojë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > RMV, Ministria e Energjetikës shpalli thirrje publike: 1.000 denarë në muaj për rrymë, kush ka të drejtë dhe si të aplikojë?
Maqedoni

RMV, Ministria e Energjetikës shpalli thirrje publike: 1.000 denarë në muaj për rrymë, kush ka të drejtë dhe si të aplikojë?

admin
Last updated: 24/03/2025 14:49
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar një Shpallje Publike për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar për vitin 2025, e dedikuar për personat që i përkasin kategorisë së konsumatorëve të cenueshëm të energjisë. Kjo masë është pjesë e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025 , “me qëllim të ofrimit të mbështetjes së drejtpërdrejtë për qytetarët që kanë më shumë nevojë”, thonë nga kjo ministri.

Kush ka të drejtë për mbështetje financiare?

Mbështetja financiare është menduar për kategoritë e mëposhtme të qytetarëve:

-Familjet me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara, përfitues të ndihmës së posaçme sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, të ardhurat totale neto të të cilave në vitin 2024 në baza mujore nuk e kanë kaluar shumën prej:

  • 42.000 denarë për familje me dy anëtarë,
  • 60.000 denarë për familje me tre anëtarë,
  • 80.000 denarë për familje me katër ose më shumë anëtarë.

-Kujdestarët të cilët kujdesen për një ose më shumë persona në familjen e tyre dhe janë shfrytëzues të kompensimit për përkujdesje sipas Ligjit për mbrojtje sociale, ndërsa të ardhurat totale neto në nivel mujor nuk e kalojnë pragun e përcaktuar sipas numrit të anëtarëve në amvisëri (nga 42.000 deri në 160.000 denarë).

Shuma dhe kohëzgjatja e mbështetjes – Ministria jep mbështetje financiare duke e reduktuar faturën mujore për energjinë e konsumuar në shumë prej 1.000 denarë në muaj, duke llogaritur nga dita e dorëzimit të kërkesës. Mbështetja do të jepet për 12 muaj ose deri në shterimin e fondeve të planifikuara sipas programit.

Personat që tashmë përdorin ndihmën minimale të garantuar dhe marrin kompensim monetar për energji në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen Sociale, si dhe personat e moshuar që përdorin mbështetje financiare në përputhje me Ligjin për sigurimet shoqërore të të moshuarve, nuk përfshihen në këtë masë.

Procedura e aplikimit – Afati për paraqitjen e kërkesave është 30 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike. Të interesuarit duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar të kërkesës (Formulari 1 ose Formulari 2, varësisht nga kategoria) i disponueshëm në arkivin e Ministrisë ose në faqen zyrtare: https://www.ea.gov.mk/

Me kërkesën, duhet të dorëzohen edhe dokumentet e mëposhtme:
1. Deklaratë e vërtetuar nga noteri për saktësinë e dokumentacionit të bashkëngjitur;
2. Fotokopje e Vendimit për të drejtën e fituar në ndihmë të veçantë ose ndihmë për përkujdesje;
3. Fotokopje e faturës së fundit për energjinë elektrike të konsumuar;
4. Fotokopje e letërnjoftimit të aplikantit;
5. Dëshmi për anëtarët e familjes.

“Ministria fton të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet që të aplikojnë në kohë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të ulur kostot e energjisë elektrike.
Për më shumë informata vizitoni ueb faqen e Ministrisë: www.ea.gov.mk ose kontaktoni ranlivipotrosuvaci@energy.gov.mk për pyetje në lidhje me shpalljen publike”,thonë nga Ministria.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kujtojmë se nga 1 janari 2025, çmimi i energjisë elektrike për konsum mesatar në të katër blloqet është rritur me 0.92 përqind. Në bllokun e parë çmimi u rrit me 0.68 përqind, në bllokun e dytë me 0.90 dhe në bllokun e tretë me 1.93 përqind. Rritja e çmimit për bllok është më e madhja në bllokun e katërt, me 2.24 përqind.

Ndryshe, në janar dhe shkurt të këtij viti, një pjesë e madhe e amvisërive kanë marrë fatura astronomike të rrymës. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) thotë se “EVN Home” është e obliguar t’i korrigjojë faturat, por situata nuk është se ka ndryshuar.

Për periudhën për muajt dhjetor dhe janar në “EVN Home” janë dorëzuar gjithsej 15.000 kërkesa për korrigjim të leximeve të matësve për matjen e sasisë së shfrytëzuar të energjisë elektrike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por, siç thotë kompania, vetëm 2.200 ose 15% e kërkesave për korrigjim janë pranuar dhe për ato është bërë korrigjimi i faturave. Nga atje thonë se numri i ankesave është 20 përqind më i ulët krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2023 dhe muajin janari të vitit 2024.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bashkim Ramosaj përkujton 24 Marsin dhe heronjtë e luftës për liri
Next Article Komiteti i Helsinkit: Të ndërpritet gjuha e urrejtjes dhe heshtja e të rinjve për rastin në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?