By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komiteti i Helsinkit: Të ndërpritet gjuha e urrejtjes dhe heshtja e të rinjve për rastin në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komiteti i Helsinkit: Të ndërpritet gjuha e urrejtjes dhe heshtja e të rinjve për rastin në Koçan
MaqedoniTOP LAJM

Komiteti i Helsinkit: Të ndërpritet gjuha e urrejtjes dhe heshtja e të rinjve për rastin në Koçan

admin
Last updated: 24/03/2025 14:50
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Komiteti i Helsinkit kërkon që të ndërpritet gjuha e urrejtjes dhe heshtja e të rinjve për rastin në Koçan. Ata thonë se në javën e zisë pas tragjedisë së zjarrit në Koçan, sërish jemi dëshmitarë të rritjes shqetësuese të gjuhës së urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, por edhe në disa media. Kërkesa për përgjegjësi nga institucionet kompetente nga qytetarët e sidomos nga të rinjtë, shtojnë nga KH, lidhet me veprimet e partive politike dhe në vend të dinjitetit dhe përgjegjësisë shohim fyerje, akuza, gjuhë të urrejtjes dhe thirrje për dhunë. “E gjithë kjo po merr përmasat e një hajke shqetësues të rrezikshëm në internet”, thonë nga ky Komitet.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut paralajmëron se sulme të tilla mund të kenë pasoja të rënda në lirinë e shprehjes dhe sigurinë e qytetarëve. Në të njëjtën kohë ju kujtojmë se gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë në rrjetet sociale përbëjnë krim.

“Për këto arsye, apelojmë që personazhet publikë, politikanët, si dhe të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale të jenë të përgjegjshëm në gjuhën publike. Në lidhje me tubimet paqësore të studentëve, të cilat këto ditë janë cak i ofendimeve dhe spekulimeve të ndryshme se po veprojnë nën ndikimin e dikujt, ju rikujtojmë se e drejta për tubim paqësor në Maqedoninë e Veriut është e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe është e drejtë themelore e njeriut e garantuar me dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Askush nuk duhet të habitet nga fakti që të rinjtë kërkojnë luftë vendimtare kundër korrupsionit dhe parregullsive dhe padrejtësive sistematike në shoqëri, viktima të së cilës ishin të vdekurit tragjikisht në Koçan. Për këto arsye, askush dhe sidomos qeveria nuk duhet të uzurpojë zërin e të rinjve nga pozita e pushtetit”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Ata shtojnë se institucionet duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre dhe të gjejnë dhe sanksionojnë përgjegjësit për tragjedinë e Koçanit, por kjo nuk bie ndesh me nevojën që qytetarët të kërkojnë ndryshime sistemore dhe të shprehin kërkesat e tyre në mënyrë të artikuluar.

“Zbardhja e shkaqeve të aksidentit në Koçan është test edhe për organet e sistemit të drejtësisë, të cilat duhet të bëjnë profesionalisht një hetim të plotë dhe të paanshëm, duke mos iu nënshtruar presioneve të mundshme partiake dhe të tjera. Në këtë rast, gjyqtarët duhet të japin drejtësi, duke vepruar në përputhje me ligjet pozitive dhe në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik. Komiteti i Helsinkit, në përputhje me mandatin e tij, do të monitorojë protestat dhe do të sigurojë mbrojtje juridike falas në rast të tejkalimit të kompetencave të policisë”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Nga ana tjetër, sot kryeministri Hristijan Mickoski për protestat u shpreh se “Brejtësit politikë po përpiqen përmes tragjedive të fitojnë pikë politike”.

Në zjarrin e rënë në diskotekën “Pulse” më 16 mars 2025, jetën e humbën 59 persona, midis të cilëve 6 të mitur, u lënduan 196 persona të cilët trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article RMV, Ministria e Energjetikës shpalli thirrje publike: 1.000 denarë në muaj për rrymë, kush ka të drejtë dhe si të aplikojë?
Next Article KRRE: Një periudhë më të gjatë punojmë në setin komplementar të mbrojtjes së konsumatorëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?