By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ropke: Shqipëria me performancën më të mirë në negociatat me BE, 2027 objektiv i arritshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ropke: Shqipëria me performancën më të mirë në negociatat me BE, 2027 objektiv i arritshëm
Shqipëri

Ropke: Shqipëria me performancën më të mirë në negociatat me BE, 2027 objektiv i arritshëm

admin
Last updated: 04/04/2025 17:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Në Tiranë u zhvillua sot takimi inaugurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Europian, një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Takimi inaugurues i EESC i Bashkimit Europian sjell bashkë përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

Presidenti i EESC, Oliver Ropke, gjatë fjalës së tij në takim nënvizoi se Shqipëria është vendi me performancën me të mirë të negociatave për anëtarësimin në BE.

“Ky është një ushtrim i përbashkët që e kemi kryer në muajt dhe në vitet e fundit dhe është vërtetë gjë e mirë që kemi vullnetin e përbashkët për të arritur diçka që është arritshme përmes këtij komuniteti konsultativ të përbashkët, i cili është një hap madhor drejt anëtarësimit të plotë në BE”, u shpreh Ropke.

“Që prej vizitës sonë të fundit në shtator ka pasur shumë zhvillime pozitive për shtetin tuaj, për marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në”, tha Ropke.

“Ky takim inaugurues ka të bëjë dhe me organizimin e shoqërisë civile dhe më këtë nënkuptojmë edhe punonjës socialë, sindikata, punëdhënës dhe organizata të tjera të shoqërisë civile. Komuniteti ka qenë mbështetës për procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Ropke.

Ropke nënvizoi se duhet të forcohen marrëdhëniet me shoqërinë civile.

“Jam optimist dhe shikoj me pozitivitet, kur shoh Shqipërinë, shikoj si është mjedisi i shoqërisë civile dhe sa i shkëlqyer është bashkëpunimi me qeverinë shqiptare. Mendoj se këto janë kushtet e shkëlqyera për të vazhduar me shtegun drejt BE-së”, tha Ropke.

Ropke nënvizoi se “ky komunitet nuk do të jetë një ent formal, por ky do të jetë një instrument i përfshirë që t’ju ndihmojë të jeni pjesë aktive e procesit të anëtarësimit”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ropke shtoi se “jemi besimplotë tek qeverisja shqiptare për t’i marrë parasysh rekomandimet që do të sjellë ky komunitet”.

Sipas presidentit të EESC ky proces do të jetë “një mundësi për të rritur mirëbesimin e autoriteteve nga njëra anë, dhe partnerët sociale dhe organizatat civile nga ana tjetër, si urë midis qytetarëve nga njëra anë, dhe autoriteteve nga ana tjetër”.

Ropke theksoi se Shqipëria është një nga vendet anëtare me performancë të shkëlqyer në rrugën e integrimit drejt BE-së. Presidenti i EESC uroi Shqipërisë që të mund të mbyllë negociatat në fund të 2027, në mënyrë që të bëhet anëtare më të drejta të plota në vitin 2030. Sipas Ropkes, viti 2027 për mbylljen e negociatave, është objektiv i arritshëm për Shqipërinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Këto tri ditë të në Shqipëri ku Komuniteti ynë është i pranishëm, këto do të shënjojnë një gur kilometrik të rëndësishëm që tregon se Shqipëria, nuk dua të them vend pararendës, por është një nga anëtarët me performancën më të shkëlqyer në rrugën e anëtarësimit në BE-së në grupin e të Drejtave Themelore dhe Shtetit të së Drejtës, ky grup është këtu, ka misione për të gjitha vendet anëtarë dhe para pak kohësh vendosëm që ky grup të vizitojë të gjitha vendet kandidate, kemi qenë në Moldavi, në Serbi dhe tani jam këtu në Shqipëri.

“Shqipëria është vërtetë pranë, një nga vendet me performacën më të mirë të negociatave për anëtarësimin në BE dhe me gjithë zemër uroj që të arrini ambiciet që keni për të mbyllur deri në fund të 2027 gjithë kapitujt në mënyrë që të bëheni anëtarë me të drejta të plota deri në vitin 2030.

“Ky është një objektiv ambicioz, por me sinergjinë e autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile është i arritshëm. Parimi i anëtarësimit me bazë të meritave, duhet të jemi të drejtë, dimë që në të kaluarën kemi lënë vende në listë pritje shumë të gjatë dhe mendoj nuk duhet të përsërisim më këtë temë, jam pozitiv se do të mund ta përmbyllim këtë proces siç është paraparë dhe siç e dëshironi dhe ju”, tha Ropke.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article PL: Më 11 maj shqiptarët votojnë për një Shqipëri fuqi prodhuese e eksportuese në rajon
Next Article Taravari për rastin me Vedat Ademin: Propozuam marrjen e licencës së mjekut që ishte në kujdestari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?