By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PL: Më 11 maj shqiptarët votojnë për një Shqipëri fuqi prodhuese e eksportuese në rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PL: Më 11 maj shqiptarët votojnë për një Shqipëri fuqi prodhuese e eksportuese në rajon
Shqipëri

PL: Më 11 maj shqiptarët votojnë për një Shqipëri fuqi prodhuese e eksportuese në rajon

admin
Last updated: 04/04/2025 16:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha sot se duke votuar më 11 maj programin ekonomik “Made in Albania” të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.

Sipas Xhixhos, me programin ekonomik të Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të “ulim numrin e shkallëve të ndryshme tatimore: taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga; zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël; tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël; TVSH do të ulet në 15%”.

Xhixho shtoi po ashtu se “taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 8% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit; taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet; tarifa e rivlerësimit të pronës do të ulet nga 5% në 1%; energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do të shitet në 6 lekë; taksa e shitjes së pronës do të ulet nga 15% në 2%”.

Zëvendëspresidentja e PL-së tha më tej se “taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmimi plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje”.

Xhixho tha se “çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri nuk do të taksohet për 5 vite kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore nuk do të taksohet për 8 vite”.

Sipas saj, do të krijohet bordi që do të monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të këmbimit.

“Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç. Për gratë, tatimfitimi do të jetë zero për vitin e parë të  biznesit. Do të subvencionohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj”, u shpreh Xhixho.

“Me programin ekonomik “Made in Albania” do t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”, e përmbylli Xhixho deklaratën nga selia e PL-së.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Skandali, AKU konfirmon se 52 kg dredhëza me pesticide nga Greqia janë shitur në tregun shqiptar
Next Article Ropke: Shqipëria me performancën më të mirë në negociatat me BE, 2027 objektiv i arritshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?