By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritje e numrit të personave me Kovid-19, autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritje e numrit të personave me Kovid-19, autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet
MaqedoniTOP LAJM

Rritje e numrit të personave me Kovid-19, autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet

admin
Last updated: 22/08/2024 08:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Në vend është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga Kovid-19, ndërsa autoritetet apelojnë që të respektohen rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive. Nga data 12 deri më 18 gusht janë regjistruar 271 raste të reja me koronavirus, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) që paraqet rritje prej 60,4 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Zëdhënësi i Komisionit për sëmundje infektive, Zllate Mehmedoviq në deklaratën për MIA-n ka thënë se për momentin gjendja me Kovid-19 tek ne nuk është alarmante dhe nuk ka vend për panik te qytetarët.

“Duhet të respektohen rregullat e shtëpisë për vizitë në objektet shëndetësore. Të vaksinohen të gjithë personat që janë mbi 65 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike, ata janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar formë të rëndë të sëmundjes ose të ketë një përfundim fatal. Institucionet që tashmë do të testojnë pacientë me simptomat të lehta, pozitiv në Kovid-19 të ofrojnë kushte për izolim për të vazhduar trajtimi i sëmundjes për të cilën është shtruar në klinikën përkatëse”, thekson Mehmedoviqi për MIA-n.

Aty ku ka frekuencë të shtuar të njerëzve, duhet të përdoren maska ​​mbrojtëse si dhe më shpesh të kontrollohen hapësirat.

Nëse një person është pozitiv me koronavirus dhe nuk ka simptoma të theksuara, siç theksoi Mehmedoviq, mund të lëvizë me maskë. Pra nuk ka izolim të pacientit.

Mehmedoviq informoi se për momentin, pacientët trajtohen kryesisht në baza ambulantore.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e djeshme për media bëri thirrje që të respektohen rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

“Ka rritje të numrit të personave të regjistruar me Kovid në vend, ka pasur edhe një mbledhje të Komisionit për sëmundje infektive dhe kemi konkluzion prej tyre se si duhet të trajtohen – duhet t’iu përmbahemi rregullave – ambiente të hapura, të mos ketë më shumë njerëz në të njëjtin vend, të respektohet higjiena. Megjithatë, pacientët të cilët trajtohen në klinika për sëmundje të caktuar dhe ndërkohë infektohen me kovid, rekomandimet janë që të vazhdojnë trajtimin në të njëjtën klinikë… Shumica e pacientëve me sa duket e kalojnë atë në mënyrë asimptomatike ose me një formë shumë më të lehtë simptomash”, tha ministri në konferencë për shtyp.

Deri më 18 gusht janë raportuar gjithsej 351.364 raste me Kovid-19, nga të cilat 23.245 janë riinfeksion.

Rasti i parë me koronavirus në vend është regjistruar më 26 shkurt të vitit 2020.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dorëzohet polici që plagosi me armën e shërbimit Lorenc Kostën në Tiranë
Next Article Agron Leka emërohet Drejtor Klinik i Spitalit Regjional të Gjilanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?