By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali: Përfaqësimi i drejtë, mbi ligjin dhe jo mbi politikën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali: Përfaqësimi i drejtë, mbi ligjin dhe jo mbi politikën
Maqedoni

Sali: Përfaqësimi i drejtë, mbi ligjin dhe jo mbi politikën

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 13:49
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk –  Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, në një video-mesazh kushtuar Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, ka theksuar se pas më shumë se dy dekadash kjo çështje po merr zgjidhje sistemore përmes një ligji që garanton meritën, përgjegjësinë dhe mbikëqyrjen institucionale.

“Për 24 vite përfaqësimi i drejtë u shndërrua në përqindje, lista partiake dhe instrument varësie. Për 24 muaj kjo çështje me VLEN-in në qeveri po vendoset si ligj me rregulla, meritë, mbikëqyrje dhe përgjegjësi institucionale”, tha Sali.

Ai theksoi se përfaqësimi i drejtë nuk duhet të varet nga interesat politike, por të mbështetet në standarde të qarta ligjore.

“Përfaqësimi i drejtë nuk është lëmoshë partiake. Është një e drejtë që duhet të mbrohet me ligj dhe cilësi, e jo me një telefonatë nga shtabi partiak. Për vite me radhë shqiptarët u reduktuan në numra që dikush i aktivizonte para zgjedhjeve. VLEN e vendos çështjen në kornizë ligjore, kushtetuese dhe evropiane. Qëllimi është i qartë: përfaqësim me cilësi, meritë dhe përgjegjësi”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë.

Në fund, Sali theksoi se ajo që nuk u arrit për 24 vite, sipas tij, po realizohet brenda 24 muajve përmes një zgjidhjeje sistemore që garanton mbrojtjen afatgjatë të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

You Might Also Like

Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Bozhinovska: Pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i gazit, RMV siguron alternativa

Jovana: Klimovski, duke ndjekur gjurmët e Perparim Bajramit, vazhdon kontratën e “Megavinit”

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 22-vjeçarja nga Gostivari denoncon partnerin për dhunë fizike dhe psikike, policia gjen armë në shtëpi
Next Article Abduli: Thirrjet për protesta në Tetovë synojnë të pengojnë procesin e emërtimit të rrugëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?