By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Saliu: Janë hapur rrugët për integrimin e drejtpërdrejt sistemik të romëve në të gjitha fushat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Saliu: Janë hapur rrugët për integrimin e drejtpërdrejt sistemik të romëve në të gjitha fushat
Maqedoni

Saliu: Janë hapur rrugët për integrimin e drejtpërdrejt sistemik të romëve në të gjitha fushat

admin
Last updated: 15/07/2025 12:34
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Ministri pa dikaster i angazhuar për integrimin dhe implementimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030, Shabn Saliu, në llogaridhënien për punën e kryer në vitin e kaluar vlerësoi se janë hapur rrugët për integrim të drejtpërdrejt sistemik të romëve në të gjitha fushat e jetesës. Arritje më të mëdha, sipas tij, ka në integrimin në arsim, ndërsa është punusar edhe në qasjen deri te shërbimet shëndetësore dhe projektet konkrete drejt sigurimt të strehimit të denjë.

“Shteti ynë është lider edhe në Ballkan dhe në Evropë në mbështetje për integrimin e komunitetit rom në institucionet arsimore. Romët kanë mundësi, janë të hapura rrugët për integrim të  drejtpërdrejt sistemik në të gjitha fushat. Janë liderë në të gjitha fushat, kemi të dhëna precize, sa janë të regjistruar dhe sa punojnë, askund në botë nuk ka ministër rom, në atë pjesë shteti ynë është lider”, tha Saliu sot në konferencë në Qeveri.

Saliu njoftoi se në arsim janë siguruar fonde për mbështetje të politikave arsimore rome përmes dy programeve buxhetore, ndërsa buxheti i përgjithshëm i dedikuar për implementimin e masave nga Plani nacional aksional për arsim arrin 42.442.000 denarë, që paraqet 60 për qind të buxhetit të përgjitshlm të dedikuar për romët në nivel të shtetit.

Vitin e kaluar janë angazhuar 20 ndërmjetës arsimorë në 16 komuna me popullatë kryesisht rome, me mundësi, siç tha, për rritje të 50 ndërmjetësve në 30 komuna

Në pjesën e shëndetësisë, sipas tij, ka arritje të rëndësishme në përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore për komunitetin rom. Gjatë vitit 2024, 19 ndërmjetësues shëndetësorë u punësuan përmes një kontrate për punë në komuna të ndryshme dhe këtë vit u ndanë 6.000.000 denarë për zbatimin e asaj mase dhe u punësuan 20 të rinj.

Në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës, në të cilin marrin pjesë të gjitha vendet nënshkruese të Deklaratës së Poznanit, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç tha ai, po zbatohen aktivitete të shumta që synojnë zgjidhjen e problemeve të banimit dhe pronës në vendbanimet rome, si dhe arsimin, punësimin dhe dokumentacionin civil. Këto aktivitete synojnë të ofrojnë siguri strehimi dhe kushte më të mira jetese për familjet rome, si dhe të forcojnë statusin ligjor të këtij komuniteti. Kabineti ofron mbështetje në këto aktivitete duke angazhuar këshilltarë ligjorë për komuna specifike dhe duke zgjidhur çështje ligjore. Aktivitetet përfshijnë legalizimin e shtëpive të familjeve në nevojë sociale, gjë që është me rëndësi të veçantë për këto komunitete.

Zbatohet, njoftoi Saliu edhe një studim për kushtet për strehim dhe qasje deri te infrastruktura bazike (ujë, rrymë, kanalizim), në Manastir, Gazi Babë, Gostivar, Karposh, Koçan, Prilep, Shuto Orizare, Strumicë, Tetovë dhe Veles. Qëllimi është të krijohen politika të synuara dhe të mblidhen fonde për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Ministri Saliu ndau informacion se deri në vitin 2025, janë zgjidhur me sukses 21 raste të legalizimit të pronave, nga të cilat 13 në Veles, pesë në Koçan dhe tre në Vinicë.

Saliu theksoi se po ndërmerren aktivitete për përballje me antiganizmin,i cili vlerësoi se paraqet pengesë serioze për përfshirjen sociale të komunitetit rom dhe është i idnetifikuar si pikë strategjike në Strategjinë nacionale për përfshirje të romëve. Është realizuar takim me përfaqësues të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionitt, për nevojat nga një aksion i koordinuar dhe sistemik në luftën kundër anticiganizmit, në të cilin janë shqyrtuar mundësitë për përforcim të mbështetjes institucionale, avancimin e mekanizmit për mbrojtje nga diskriminimi dhe përforcimi i vetëdijes për të drejtat dhe dinjitetin e romëve në shoqëri.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Raporti i GRECO-s është konfirmim për përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, do të vazhdojmë edhe më ashpër
Next Article DPHM: Dy ditët e ardhshme ngrohtë, pastaj shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe erë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?