By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore
Shqipëri

Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore

admin
Last updated: 28/07/2026 16:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi agroturizmin “Lahuta e Vjetër” në Kurbin, një sipërmarrje e cila ka zgjeruar aktivitetin falë mbështetjes përmes financimit me Kredi të Butë me Garanci Sovrane.

Gjatë vizitës, Salla u shpreh se ky investim është një shembull i mënyrës se si mbështetja publike po nxit zhvillimin e sipërmarrjeve rurale, rritjen e prodhimit dhe krijimin e vlerës së shtuar në sektorin agro-ushqimor.

Sipas ministrit, financimi i përfituar për ndërtimin e bujtinës dhe zgjerimin e aktivitetit me një stallë blegtorale ka ndikuar në rritjen e kapaciteteve pritëse e prodhuese, krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e bashkëpunimit me fermerët e zonës.

Në këtë kuadër, Salla ftoi fermerët dhe sipërmarrësit të bëhen pjesë e Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të lehtësojë aksesin në financim dhe të mbështesë investimet në bujqësi.

“‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ është një mundësi konkrete për fermerët dhe sipërmarrësit që të investojnë, të zgjerojnë aktivitetin, të përpunojnë më shumë dhe të krijojnë vlerë të shtuar përgjatë gjithë zinxhirit agro-ushqimor”, deklaroi Salla.

Ministri theksoi se qeveria do të vijojë mbështetjen për investimet që lidhin bujqësinë me agropërpunimin dhe agroturizmin, me synim zhvillimin e ekonomisë rurale dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në treg.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Persona të panjohur shkarravisin tabelën e shoqatës “Srpski Vez” në Kumanovë
Next Article Ftesa e Haxhiut për përgatitjen e seancës konstituive, PDK dhe AAK i çojnë nënkryetarët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?