By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sandu: Anëtarësimi i Moldavisë në BE duhet të bazohet në meritë, jo në vonesa
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sandu: Anëtarësimi i Moldavisë në BE duhet të bazohet në meritë, jo në vonesa
Bota

Sandu: Anëtarësimi i Moldavisë në BE duhet të bazohet në meritë, jo në vonesa

admin
Last updated: 31/07/2026 17:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE
Kishinev, 31 korrik, Zhurnal.mk – Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu paralajmëroi sot për vonesat e panevojshme, në përpjekjet e vendit të saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke kërkuar që procesi të bazohet vetëm në meritë.

“Ne nuk presim rrugë të shkurtra apo përjashtime, por një proces të bazuar në merita”, tha Sandu, pas takimit me kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder, në Kishinev.

Ajo theksoi se të gjithë partnerët e përfshirë në këtë proces, duhet të ecin përpara me të njëjtin vendosmëri, duke shtuar se situata gjeopolitike e bën kohën një faktor vendimtar.

Bisedimet zyrtare për anëtarësim mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Kishinevit kanë nisur në qershor të vitit 2024.

Një vit më parë, Sandu vendosi si objektiv që Moldavia të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030.

Vendi i vogël shpreson se anëtarësimi në BE, do t’i sigurojë më shumë mbrojtje ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Rusia.

Sandu e cilësoi afatin e vendosur prej saj si “ambicioz, por edhe realist”.

Ajo theksoi se Gjermania është një nga vendet partnere më të rëndësishme të Moldavisë.

Presidentja e Moldavisë kërkoi një integrim më të madh të kompanive moldave në zinxhirët ekonomikë gjermanë dhe tha se vendi është i hapur për më shumë angazhim nga kompanitë bavareze.

Sipas saj, bashkëpunimi më i ngushtë ekonomik, mund të ndihmojnë gjithashtu në rindërtimin e Ukrainës.

“Ne duam të ndërtojmë një Moldavi të sigurt dhe demokratike”, deklaroi Sandu.

Kryeministri bavarez kërkon vendim të shpejtë

Para vizitës në Moldavi, Markus Soder ka theksuar mbështetjen e tij për procesin e anëtarësimit të vendit në BE dhe ka kërkuar gjithashtu, përshpejtim të vendimmarrjes në Kishinev.

“Moldavia mund të mos jetë vendi më i madh, por është shumë e rëndësishme nga pikëpamja gjeopolitike. Ne besojmë se Moldavia duhet të ketë një vend në Bashkimin Evropian”, tha Soder.

Ai vlerësoi përpjekjet e moldavëve për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit, duke shtuar se, po lind një shoqëri tjetër, një vend tjetër që është gati për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

Tërmet i fortë godet Napolin, dëme të shumta nga rrëshqitjet e dheut! Momenti kur njerëzit dalin me vrap në rrugë

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari

Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta

Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të arrestuarin me duar të lidhura, e rrahën pa masë dy “policë idijotë”!
Next Article Sanchez: Hyrja e emigrantëve në Ceuta, sulm ndaj Spanjës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?