By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si t’i menaxhoni pushimet me fëmijët?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Si t’i menaxhoni pushimet me fëmijët?
Shëndetësi

Si t’i menaxhoni pushimet me fëmijët?

admin
Last updated: 25/09/2026 09:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Fëmijët janë entuziastë gjatë gjithë vitit për pushimet verore, ndërkohë prindërit duhet të planifikojnë pushimet në një vend ku ata të jenë të lehtë për t’u menaxhuar. Në mënyrë që gjithçka të shkojë siç duhet dhe vera të jetë sa më e dobishme për të gjithë në familje, duhet të ndiqni disa këshilla.

  • Planifikoni një vend të sigurt

Gjatë pushimeve fëmijët kanë tendencën të kundërshtojnë dhe të “rebelohen”, ndaj është shumë e rëndësishme që pushimet verore t’i planifikoni në një zonë të sigurt, ku ju ta keni më të lehtë t’i shihni fëmijët dhe t’i lejoni të jenë të lirë për t’u argëtuar dhe shijuar gjithë pushimet.

  • Bëni plane

Për t’i mbajtur fëmijët nën kontroll, mundohuni të planifikoni sa më shumë aktivitete të jetë e mundur, dhe sa më shpejt. Një aktivitet i mirëpërcaktuar, organizon dhe strukturon gjithë ditën. Kështu dhe fëmija përshtatet me planet dhe ju e dini se çfarë duhet të bëni pa u mërzitur fëmijët.

  • Ruani oraret

Ruajtja e orareve ndihmon që fëmija të argëtohet dhe të mos e prishë rutinën e gjithë vitit. Oraret e përcaktuara nga prindërit dhe kur ata janë me pushime, i ndihmojnë që të përshtaten më lehtë. Edhe me pushime fëmijët duhet të ruajnë kohën e vakteve të ushqyerjes, kohën e gjumit, apo edhe kohën e leximit dhe duhet t’i ndjekin këto rregulla sa më shumë që të jetë e mundur.

  • Vendosni “rregulla shpërblyes”

Fëmijët mund të dëshirojnë të jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan kur janë me pushime, por kjo gjë nuk na ndihmon aspak në menaxhimin e pushimeve, ndaj është e nevojshme që të vendosim rregulla, të cilat kur jemi me pushime mund t’i quajmë “rregulla shpërblyese”. Ju duhet të zgjidhni sjelljet më të dëshiruara pozitive duke i shpërblyer ato, në këtë mënyrë fëmijët mësojnë që të bashkëpunojnë, të jenë të qëndrueshëm dhe pozitivë.

  • Lërini fëmijët të pavarur

Që fëmijët të jenë të kontrollueshëm duhet të ndihen të pavarur, në mënyrë të tillë bëhen më të bindur dhe të menaxhueshëm gjatë pushimeve. Gjithashtu, edhe ju keni nevojë për t’ju dedikuar vetes në mënyrë që koha që do vijë më pas të jetë më cilësore me fëmijët. Në shumicën e rasteve prindërit i konsiderojnë pushimet si stres dhe ngarkesë emocionale. Kjo vjen si pasojë e përvojave jo të mira që kanë përjetuar gjatë pushimeve të kaluara, ku ndoshta nuk kanë mundur t’i menaxhojnë siç duhet pushimet.

Krahas gjithë rregullave të lartpërmendura, qëndroni të qetë dhe shikojini pushimet si një shans për t’u karikuar dhe për t’u qetësuar me familjen tënde. Kjo është një sjellje pozitive prindërore që i bën fëmijët të ndihen më mirë, të kalojnë më shumë kohë me ju, dhe t’i shijojnë më shumë pushimet pa ndierë presionin e prindërve nga ndjesitë negative që sjellin pushimet si pasojë e keqmenaxhimit.

You Might Also Like

Kajsitë super të shëndetshme , por s’janë për të gjithë! Ja ç’duhet të keni kujdes

Përmirësoni trurin edhe pa pirë kafe

Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme

Shega përmirëson kujtesën

5 simptomat që tregojnë se duhet të pini ujë menjëherë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kajsitë super të shëndetshme , por s’janë për të gjithë! Ja ç’duhet të keni kujdes
Next Article Kuvendi i Kosovës: Mbledhja e parë e Kryesisë së legjislaturës së 11-të mbahet sot
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Protestuesit në SHBA e ngatërrojnë Izet Mexhitin me një ministër të Ramës, ai përgjigjet me buzëqeshje
Maqedoni TOP LAJM
Vajc: Bukuritë natyrore të Maqedonisë janë edhe mundësi e madhe ekonomike
Maqedoni
VMRO-DPMNE: Pehçeva me investime të reja rikonstruohen rrugë, sheshe dhe objekte publike
Maqedoni
Akuzohet për përvetësimin e 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare, lirohet nga burgu ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?