By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri, prioritetet e ish-ushtarakut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri, prioritetet e ish-ushtarakut
Shqipëri

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri, prioritetet e ish-ushtarakut

admin
Last updated: 31/07/2026 13:55
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 31 korrik, Zhurnal.mk – Senati amerikan miratoi dje rezolutën procedurale, që lejon shqyrtimin dhe votimin në grup të 74 emërimeve të administratës amerikane, përfshirë kandidaturën e Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, sipas “foreign.senate.gov”.

Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas linjave partiake, ndërsa tre senatorë abstenuan. Miratimi nuk nënkupton ende konfirmimin e Wendt si ambasador, por i hap rrugën votimit përfundimtar të kandidaturave.

Wendt, i nominuar nga presidenti Donald Trump më 13 prill 2026, paraqiti prioritetet e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë më 20 maj.

Ai theksoi forcimin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen, sigurinë kibernetike dhe rritjen e investimeve amerikane.

Komisioni e miratoi kandidaturën e tij më 4 qershor me 19 vota pro dhe 3 kundër, duke e kaluar për shqyrtim në Senat.

Nëse konfirmohet, Wendt do të bëhet ambasadori i parë amerikan në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023, pas një periudhe mbi trevjeçare ku Ambasada e SHBA-së është drejtuar nga të ngarkuar me punë.

Emërimi i një ish-ushtaraku me përvojë në NATO dhe operacione ndërkombëtare shihet si një sinjal për forcimin e mëtejshëm të angazhimit amerikan në Shqipëri, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Eric Wendt i paraqet Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë prioritetet:

Eric Wendt, kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, prezantoi prioritetet e tij gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë më 20 maj 2026.

Wendt falënderoi presidentin, Donald Trump dhe sekretarin amerikan te Shtetit, Marco Rubio për besimin e dhënë dhe tha se ndihet i nderuar për mundësinë për të përfaqësuar SHBA-në në Shqipëri.

Ai ka shërbyer për më shumë se 34 vite në ushtrinë amerikane dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit si koordinator i sigurisë për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, ku punoi në kuadër të Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.

Duke folur për Shqipërinë, Wendt vlerësoi bashkëpunimin me forcat speciale shqiptare gjatë angazhimeve të tij në kuadër të NATO-s dhe në Afganistan.

Ai tha se ushtarët shqiptarë të forcave speciale mishërojnë “shpirtin luftëtar të heroit shqiptar Skënderbeu” dhe i përshkroi shqiptarët si një popull krenar, punëtor dhe mikpritës.

Nëse konfirmohet nga Senati, Wendt tha se objektivi i tij kryesor do të jetë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, duke hartuar një plan të ri bashkëpunimi që do t’i shërbejë sigurisë dhe zhvillimit të të dy vendeve.

Ai paraqiti katër fusha kryesore ku do të fokusohej:

Siguria dhe lufta kundër krimit ndërkombëtar:

Wendt tha se SHBA-ja do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë kundër korrupsionit, krimit të organizuar transnacional dhe trafikut të drogës, përfshirë lidhjet me kartelet e Amerikës Latine, duke theksuar se këto sfida ndikojnë edhe në sigurinë amerikane.

Forcimi i mbrojtjes dhe bashkëpunimit ushtarak:

Ai vlerësoi transformimin e Shqipërisë nga një vend i izoluar gjatë komunizmit në një aleat të rëndësishëm të NATO-s dhe partner të SHBA-së.

Wendt tha se do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes sipas objektivave të NATO-s, si dhe forcimin e kapaciteteve kibernetike dhe bashkëpunimit ushtarak.

Zhvillimi ekonomik dhe investimet amerikane:

Kandidati për ambasador deklaroi se do të promovojë diplomacinë ekonomike dhe do të punojë që kompanitë amerikane, të kenë mundësi të investojnë në sektorë si inteligjenca artificiale, energjia, infrastruktura dhe minierat. Ai theksoi rëndësinë e transparencës dhe të një klime të drejtë biznesi.

Mbështetja e stafit diplomatik amerikan në Shqipëri:

Wendt tha se do t’i kushtojë rëndësi edhe mirëqenies profesionale dhe personale të personelit të ambasadës amerikane, duke e cilësuar atë si një element kyç të suksesit diplomatik.

Në përfundim të deklaratës së tij, Wendt tha se pret të bashkëpunojë me Senatin amerikan dhe partnerët shqiptarë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

You Might Also Like

Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdojnë punimet për modernizimin e infrastrukturës në Sahat Kullë
Next Article NATO shqyrton zgjerimin e arsenalit bërthamor në Evropë përballë kërcënimit rus
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?