By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Senati i SHBA-ve konfirmon Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Senati i SHBA-ve konfirmon Eric Wendt si ambasador në Shqipëri
Shqipëri

Senati i SHBA-ve konfirmon Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

admin
Last updated: 07/08/2026 22:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 7 gusht Zhurnal.mk – Senati amerikan ka votuar për konfirmimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Kandidatura e Wendt u miratua në bllok së bashku me 73 zyrtarë dhe diplomatë të tjerë, me 51 vota pro dhe 47 kundër.

Emërimet e konfirmuara pritet t’i dërgohen Presidentit Donald Trump, duke i hapur rrugë betimit dhe marrjes zyrtare të detyrës në vendet ku do të shërbejnë.

Wendt është gjeneral në pension i ushtrisë amerikane, me mbi 34 vite shërbim, pjesën më të madhe të karrierës në forcat speciale Green Beret. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si edhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Ardhja e Wendt në Tiranë do të pasojë Yuri Kim në drejtimin e misionit diplomatik amerikan, e cila u largua nga kjo detyrë në qershor të vitit 2023.

Në dëgjesën publike të zhvilluar më 20 maj në Senat, Wendt renditi si prioritete kryesore luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, rritjen e sigurisë kibernetike dhe krijimin e një klime më të favorshme për investimet amerikane.

Ai shprehu gjithashtu mbështetje për SPAK-un, të cilin e cilësoi një institucion të rëndësishëm, duke vlerësuar bashkëpunimin e tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

Sipas Wendt, puna e strukturës antikorrupsion mbetet kyçe, për sa kohë ajo ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ju erdhi fundi”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimit në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen
Next Article Ministri Hoti godet rëndë Abdixhikun: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?