By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne
Maqedoni

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

admin
Last updated: 19/09/2026 21:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shtator argument.mk/ – Digjitalizimi i sistemit të drejtësisë dhe forcimi i sigurisë së teknologjisë së informacionit janë ndër prioritetet për ndërtimin e institucioneve më efikase, të sigurta dhe të përgatitura për standardet evropiane.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me Vlatko Petrevski, drejtor i KING ICT Maqedoni (DSP), Maja Lazarova, menaxhere e projektit, dhe Marija Jorgaqievski, asistente e projektit.

Në takim u shqyrtuan aktivitetet në kuadër të komponentit IPA III „Digjitalizimi i përmirësuar i institucioneve shtetërore në fushën e gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit“, me fokus në avancimin e menaxhimit të TI-së, përmbushjen e kushteve dhe rezultateve të përcaktuara, si dhe zbatimin e masave për sigurinë e sistemeve dhe të dhënave.

Ministri Shasivari theksoi se transformimi digjital i drejtësisë nuk është vetëm proces teknologjik, por një komponent i rëndësishëm i reformës së sistemit të drejtësisë.

„Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem drejtësie që përdor teknologji moderne, mbron të dhënat dhe proceset digjitale dhe rrit efikasitetin dhe sigurinë e institucioneve. Digjitalizimi duhet të shoqërohet me standarde të larta të sigurisë dhe me kapacitete institucionale që garantojnë qëndrueshmërinë e këtij procesi“, theksoi Shasivari.

Ai shtoi se investimi në teknologji dhe siguri digjitale është investim në institucione më të fuqishme, më rezistente dhe më të besueshme.

„Me digjitalizim të përgjegjshëm dhe standarde të larta të sigurisë së TI-së, ndërtojmë një sistem drejtësie të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave bashkëkohore dhe plotësisht të përgatitur për standardet evropiane“, tha ministri Shasivari.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë
Next Article Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?