By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA ofroi shpërblim për arrestimin e presidentit Nicolas Maduro, mijëra njerëz marshojnë në Venezuelë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA ofroi shpërblim për arrestimin e presidentit Nicolas Maduro, mijëra njerëz marshojnë në Venezuelë
Bota

SHBA ofroi shpërblim për arrestimin e presidentit Nicolas Maduro, mijëra njerëz marshojnë në Venezuelë

admin
Last updated: 12/08/2025 14:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Mijëra venezuelas morën pjesë në marshimet në të gjithë vendin, si pjesë e një demonstrate paqeje për të refuzuar shpërblimin prej 50 milionë dollarësh të ofruar nga qeveria amerikane për arrestimin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro.

Gjatë protestës qytetarët treguan mbështetje për presidentin, duke shërbyer si një përgjigje nga venezuelasit ndaj administratës amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe ai i Drejtësisë njoftuan të enjten një shpërblim deri në 50 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro për shkelje të dyshuara të ligjeve amerikane për narkotikët.

Shpërblimi, që ofrohet në kuadër të Programit të Shpërblimeve për Narkotikët, shënon një përshkallëzim të rëndësishëm në përpjekjet e administratës amerikane për ta sjellë Maduron para drejtësisë. Kjo dyfishon shpërblimin e mëparshëm, i cili u caktua në janar në 25 milionë dollarë.

Në deklaratë thuhet se udhëheqësi venezuelas ka qenë figurë kyçe për më shumë se një dekadë në kartelin “Cartel de los Soles”, një organizatë kriminale e akuzuar për trafikimin e sasive të mëdha të drogës në SHBA.

“Për më shumë se një dekadë, Maduro ka qenë udhëheqës i kartelit ‘Cartel de los Soles’, i cili është përgjegjës për trafikimin e drogës në SHBA”, thuhet në deklaratë. Më 25 korrik, Departamenti amerikan i Thesarit e caktoi kartelin si një Grup Terrorist Global të Përcaktuar Posaçërisht (SDGT), duke përmendur rolin e tij të vazhdueshëm në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

“Që nga viti 2020, Maduro ka mbytur demokracinë dhe ka kapur pushtetin në Venezuelë. Maduro pretendon se ka fituar zgjedhjet presidenciale në Venezuelë më 28 korrik 2024, por nuk arriti të paraqesë ndonjë provë se ai ka fituar. SHBA-ja ka refuzuar ta njohë Maduron si fitues të zgjedhjeve të vitit 2024 dhe nuk e njeh atë si president të Venezuelës”, thuhet më tej.

“Departamenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti i Drejtësisë po e rrisin shpërblimin për arrestimin e diktatorit Nicolas Maduro në 50 milionë dollarë për shkelje të ligjeve amerikane për narkotikët.

Maduro është kreu i kartelit ‘Cartel de Los Soles’, një organizatë narko-terroriste që ka pushtuar Venezuelën. Maduro duhet të sillet para drejtësisë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio në X.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë
Next Article Shpata 700-vjeçare në Varshavë, zbulim domethënës për Poloninë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?