By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkëndija e Haraçinës shkruan historinë, prek gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Shkëndija e Haraçinës shkruan historinë, prek gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë
Sport

Shkëndija e Haraçinës shkruan historinë, prek gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë

admin
Last updated: 24/02/2026 16:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkëndija e Haraçinës që garon në ligën e Dytë, eliminoi Rabotniçkin e Ligës së Parë me rezultat 3:1 në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë, e zhvilluar sot në Kumanovë. Ashtu si vitin e kaluar në raundin e parë, edhe këtë herë skuadra nga Haraçina u tregua “e kobshme” për Rabotniçkin, duke e eliminuar për herë të dytë radhazi, njofton Telegrafi.

Ky është një moment historik për Shkëndijën e Haraçinës, pasi për herë të parë në historinë e klubit siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. Në gjysmëfinale do të përballet, në dy ndeshje, me fituesin e çiftit Struga TL – Shkëndija e Tetovës.

Ndeshja nisi me dominimin dhe besimin e skuadrës nga Haraçina. Në minutën e 40-të, Dario Desniq realizoi një super gol për epërsinë 1:0, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në minutën e 60-të, Zhoglev dyfishoi shifrat në 2:0, ndërsa vetëm tre minuta më pas Demiri, me një goditje të bukur nga ndërprerja, ngushtoi rezultatin në 2:1. Vlen të theksohet se Rabotniçki prej minutës së 58-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Pejoviqit.

Në minutën e 68-të, arbitri Aleksandar Grujoski akordoi penallti për vendasit, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe rishikimit të aksionit, ai ndryshoi vendimin. Megjithatë, Shkëndija e Haraçinës nuk u ndal. Në minutën e 85-të, Nazifi vulosi fitoren 3:1, duke konfirmuar kualifikimin historik të skuadrës nga Haraçina.

Ndërkohë, aktualisht mbajtësi i trofeut, Vardari, është eliminuar në çerekfinale të këtij edicioni të Kupës së Maqedonisë, pasi në Kompleksin “Petar Miloshevski”, pas ekzekutimit më të mirë të penalltive, më i suksesshëm rezultoi skuadra e Ohrit. Edhe në këtë rast ekipi i Ligës së Dytë, Ohri që është lider, eliminoi një tjetër ekip të Ligës së Parë, edhe atë liderin aktual Vardarin

Çiftet tjera çerekfinale janë: Struga – Shkëndija e Tetovës dhe Detonit – Sileksi.

You Might Also Like

Hakimi urdhërohet të dalë në gjyq për akuzën e përdhunimit pas dy vitesh hetimi

Hetimi për racizmin ndaj Vinicius vazhdon, por Prestianni mund të luajë kundër Real Madridit

Sa do të fitojë Interi nëse përmbys disavantazhin e Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve?

Bayern Munich synon të transferojë yllin e madh të Liverpoolit

Agjenti i Prestiannit zotohet për luftë ligjore kundër Vinicius Jr dhe Mbappe për shkak të racizmit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koleksioni i një gruaje australiane prej 2,656 lodrash Shopkins thyen rekord botëror
Next Article Kusari-Lila u takua me Lulzim Rafunën, u theksua nevoja për ngritjen e standardeve të prodhimit dhe shërbimeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mësimi dual sjell revolucion në arsim
Maqedoni TOP LAJM
50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë
Maqedoni Shqipëri
Shira të rrëmbyeshëm e stuhi në Brazil, 22 viktima, një qytet shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota
Shkupi dhe Tirana kryesojnë listën e qyteteve më të ndotura
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?